Protesta masive në SHBA, kërkohet anulimi ligjit për abortin

11:38 03/10/2021

Rreth 660 demonstratat e mbajtura në Shtetet e Bashkuara u nxitën kryesisht nga një ligj i shtetit të Teksasit, që ndalon abortin në javën e gjashtë të shtatzënisë. Masa, që hyri në fuqi muajin e kaluar, është më kufizuesja e miratuar ndonjëherë në vend.

Në Teksas, disa qindra persona u mblodhën për të denoncuar ligjin e njohur si “rrahja e zemrës”, i firmosur nga guvernatori Greg Abbott. Ai ndalon abortin pas konstatimit të aktivitetit kardiak tek embrioni, që zakonisht kërkon 6 javë.

Kjo ndodh përpara se shumica e grave të dinë se janë shtatzëna dhe më herët se kryerja e 90 për qind të aborteve. Ligji mbështetet tek qytetarët sa i takon aplikimit të tij dhe nuk bën përjashtim në raste përdhunimi apo incesti, dhe vlerëson me 10 mijë dollarë nëse dikush padit autorët e një aborti ilegal.

Nëse ligji hidhet poshtë nga gjykata, aborti nuk do të mbrohet më me Kushtetutë, por shtetet do të jenë të lira të vendosin vetë nëse ta ndalojnë atë, ta kufizojnë, apo ta lejojnë pa kufizime.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *