Protesta në Belgjikë dhe Britani të Madhe

22:36 30/05/2021

Mijëra njerëz kërkojnë që të hiqen plotësisht masat e anti-Covid

Qindra protestues britanikë dolën nëpër rrugët dhe sheshet e Londrës duke kërkuar përshpejtimin e procesit të vaksinimit  dhe heqjen e plotë të masave qeveritare kundër koronavirusit.

Dyqanet u detyruan të mbyllen herët teksa demonstruesit protestonin ndaj një detyrimi të vendosur nga qeveria për të mbajtur maska në hapësira të mbyllura. Protestat rikthehen në një kohë ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe pjesa më e madhe e botës ende po luftojnë me pandeminë e COVID-19.

Protestuesit i konsiderojnë kufizimet e COVID-19 si të panevojshme dhe shkelje të të drejtave të tyre njerëzore. Ata kundërshtojnë madje vaksinimin, mbajtjen e maskave dhe të ashtuquajturat pasaporta shëndetësore. Rritja e fundit e rasteve me variantin indian të virusit COVID në Mbretërinë e Bashkuar, ka nxitur spekulimet se heqja e kufizimeve përfundimtare të COVID në 21 qershor, mund të vonohet.

Një studim i kryer nga akademikë në universitetin e Oksfordit në Vjeshtën e vitit 2020 paralajmëroi një pakicë të konsiderueshme të njerëzve që besojnë teori konspirative në lidhje me vaksinat e koronavirusit dhe COVID-19.

Britanikët  protestuan kundër një ligji të propozuar që do t’i jepte policisë kompetenca shtesë për të frenuar protestat. Projekt-ligji i Policisë, Krimit, Dënimit dhe Gjykatave synon të ashpërsojë masat që oficerët mund të marrin për të shpërndarë demonstratat, të tilla si vendosja e kufijve të kohës dhe zhurmës, të cilat fushatat dhe aktivistët kanë frikë se do të përdoren për të frenuar disidencën.

Britania raportoi 3,398 raste të reja të infektimeve me COVID-19,  në periudhën e fundit dy-mujore. Ndërkaq në 24 orët e fundit shifrat e infektimeve rezultojnë në rritje duke me  4,182 raste të regjistruara sipas statistikave qeveritare dhe po ashtu me shtatë vdekje të reja. Më shumë se 39 milion britanikeve deri tani u është dhënë doza e parë e vaksinës kundër COVID-19.

Edhe ne shtetet brenda BE-se ndonëse masat kufizuese kanë nisur të lehtësohen ende ka shumë pakënaqësi ndaj izolimit. Policia belge përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën në Bruksel që u mblodhën për të protestuar kundër kufizimeve ende ne fuqi ndaj COVID-19.

Rreth një mijë protestues te ardhur edhe shtetet fqinj si nga Holanda dhe Gjermania, u mblodhën në një nga parqet më të mëdhenj në kryeqytetin e Belgjikës. Protestuesit pjese e turmës ku ishin përfshirë një grup ushtarësh holandezë në pension, marshuan drejt godinës së Komisionit Evropian, duke kritikuar politikën e vaksinimit të miratuar nga shtetet evropiane.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *