Protesta në Europë kundër certifikatës së vaksinimit

17:20 08/08/2021

Francezët dhe italianët, akuza për privim nga liritë

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në shumë qytete të Francës dhe Italisë kundër certifikatës së vaksinimit. Dokumenti i ri, ku dëshmohet vaksinimi, kalimi i infeksionit apo testi negativ i 72-orëve të fundit, hyn në fuqi duke nisur nga e Hëna, ndërsa gjykata e lartë e shpalli konform kushtetutës në vendimin e kësaj jave. Por për protestuesit në Paris, ky dokument privon qytetarët nga liritë themelore.

“Unë do të privohem nga liria, sepse kam zgjedhur të mos vaksinohem dhe të mos bëj teste PCR. Shumë shpejt, nuk do të mund të shkoj askund, përveçse në shtëpi, e imagjinoni dot? Dhe për më tepër do të vazhdoj të paguaj taksa. Kjo s’është normale”.

Manifestuesit mbanin në duar pankarta, ku presidenti Macron dhe zyrtarët e lartë akuzoheshin për tradhti ndaj vendit. Protesta kundër pasaportës së vaksinimit që nisi zbatimin që të Premten, pati edhe në kryeqytetin italian Romë.

“Nuk jam kundër vaksinës, por njerëzit duhet të zgjedhin lirisht. Nuk pranoj që njerëzit që nuk duan të vaksinohen, të detyrohen ta bëjnë këtë pas futjes së të ashtu-quajturës certifikatë”.

Aplikimi i certifikatës së vaksinimit në ambiente që grumbullojnë shumë njerëz është një mënyrë për të nxitur vaksinimin masiv të popullsisë që në Francë dhe Itali po ecën me ritme të shpejta. Të dyja dozat i kanë marrë deri tani respektivisht 50 dhe 55% e qytetarëve në dy vendet.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *