Protesta në Londër

11:06 17/03/2021

Policia kryen dhjetëra arrestime

Policia britanike ka kryer dhjetra arrestime pasi qindra njerëz protestuan në Londër për të kundërshtuar miratimin e një projekt-ligji të ri për sjelljen e policisë në raste përplasjesh me turmat.

Projekt-ligji për policinë, krimin, dënimet dhe gjykatat, i cili pati leximin e tij të dytë në parlament është kritikuar nga grupet e shoqërisë civile si “një sulm ndaj disa prej të drejtave më themelore të qytetarëve”.

Me masat e reja ligjore pritet t’i jepen kompetenca të reja policisë për të kontrolluar protestat dhe për të shqiptuar dënime të ashpra për shkelësit e rregullave.

Protestat rreth projekt-ligjit janë ndërthurur me ato në përgjigje të vrasjes së Sarah Everard. Një oficer policie në shërbim është akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e saj.

Në Sheshin e Parlamentit mijëra njerëz, protestues brohoritën “të gjithë policët janë bastardë”. Ata bllokuan Urën e Westminsterit dhe u grumbulluan jashtë selisë së policisë Metropolitane në New Scotland Yard.

Policia Metropolitane tha se arrestimet u kryen për shkelje të rregulloreve të koronavirusit dhe për sulm ndaj një punonjësi të urgjencave. Disa protestues të tjerë i’u dhanë dënime me gjobë.

Disa deputetë britanikë që u solidarizuan me protestuesit thanë se nëse ky projektligj kalon, kjo do të jetë goditja më e madhe e së drejtës për të protestuar.

Klan News










Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *