Protesta në mbështetje të emigrantëve në Poloni

Fot. Slawomir Kaminski / Agencja Wyborcza.pl

13:57 18/10/2021

BE pritet t’i vendosë sanksione të tjera Bjellorusisë për emigrantët e jashtëligjshëm

Mijëra njerëz kanë protestuar në Varshavë kundër kthimit të emigrantëve dhe azilkërkuesve në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Demonstruesit marshuan nëpër kryeqytetin polak duke mbajtur pankarta me mesazhe të tilla si “Ndaloni torturat në kufi”, “Askush nuk është ilegal” dhe “Sa trupa shtrihen në pyll?”

Mijëra emigrantë, shumica prej tyre nga Lindja e Mesme, janë përpjekur të kalojnë nga Bjellorusia në vendet e Bashkimit Evropian Poloni, Letoni dhe Lituani muajt e fundit.

Shumë shtete të BE-së tani akuzojnë Presidentin bjellorus Alexandër Lukashenko për inkurajimin e emigrantëve ilegalë, shumë nga Iraku, Irani dhe Afrika, për të hyrë në Bashkimin Evropian përmes territorit të Bjellorusisë në shenjë hakmarrjeje që ata thonë se synon destabilizimin e bllokut.

BE pritet të marrë sanksione të mëtejshme ekonomike ndaj Bjellorusisë për të rritur presionin ndaj Presidentit bjellorus.

Që nga Gushti, Polonia, Lituania dhe Letonia kanë raportuar një rritje të kalimeve ilegale të kufirit nga Bjellorusia. Ata akuzojnë Minskun për fluturimin e emigrantëve nga jashtë dhe dërgimin e tyre në BE. Lukashenko mohon këtë   akuzë dhe ka fajësuar Perëndimin për atë që ai thotë se është një katastrofë humanitare e pritshme këtë dimër pasi emigrantët u lanë të bllokuar në kufi.

Gjermania, Austria dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell kanë shprehur mbështetjen për sanksione të mëtejshme ndaj Bjellorusisë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *