PROTESTA NË PD/ Presidenti Meta: Solli dhe një reflektim si dorëheqja e rojes së selisë, për të mos qenë dëshmitar i dhunës








Presidenti Ilir Meta shprehet se protesta e dhunshme në Partinë Demokratike ka sjellë dhe një anë pozitive.

ilirmeta

Kreu i Shtetit ka publikuar në rrjete sociale një pjesë nga deklarata e sotme për mediat, ku ai shprehej se 8 janari ishte një shembull pozitiv që bën thirrje për reflektim.

Me ironi, Meta deklaroi se reflektimi ishte dorëheqja e rojës të selisë së PD-së për të mos qenë dëshmitar i dhunës.

Postimi i Ilir Metës:

Zhvillimet e 8 janarit 2022 sollën edhe ndonjë shembull pozitiv, që bën thirrje për reflektim, siç është dorëheqja e rojes të selisë së PD-së, për të mos qenë dëshmitar i dhunës. Uroj, që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.