Protesta në Sudan kundër grushtit ushtarak

12:47 26/10/2021

Ushtria vret disa persona dhe plagos disa të tjerë, SHBA kërkon lirimin e Kryeministrit

Situata në Sudan po shkon drejt përkeqësimit. Disa persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi ushtarët kanë qëlluar mbi turmat që kundërshtojnë grusht shtetin ushtarak. Protestuesit dolën në rrugë pasi forcat e armatosura arrestuan liderët politikë dhe shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Trupat ushtarake shkojnë në çdo shtëpi në kryeqytetin Kartum për të arrestuar organizatorët lokalë të protestave. Udhëheqësi i grushtshtetit, gjenerali Abdel Fattah Burhan, tha se aksioni ushtarak është bërë si pasojë e luftimeve të brendshme politike. Ai u shpreh se forcat e armatosura duhet të mbrojnë sigurinë dhe premtoi mbajtjen e zgjedhjeve në Korrik të vitit 2023, për t’ia dorëzuar pushtetin qeverisë së zgjedhur civile.

Ajo që po kalon vendi tani, është një kërcënim dhe rrezik real për ëndrrat e të rinjve dhe shpresat e kombit”, tha ai. Grushtshteti u dënua në të gjithë botën, ndërsa Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të pezullojnë 700 milionë dollarë ndihma për Sudanin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken,  ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kryeministrit të Sudanit, Abdallah Hamdok, dhe të liderëve të tjerë civilë. Ai u shpreh se veprimet e ushtrisë së Sudanit kanë potencial “të prishin tranzicionin e këtij vendi drejt demokracisë dhe janë një tradhti ndaj revolucionit paqësor të Sudanit”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *