Protesta para Kryeministrisë/ Thirrja e anëtarit të Kryesisë së PD: Bëjeni darkën e 11 korrikut të mbahet mend gjatë, s’do të jetë fundit por pikënisja e një…

protesta para kryeministrise thirrja e anetarit te kryesise se pd bejeni darken e 11 korrikut te mbahet mend gjate sdo te jete fundit por pikenisja e nje
protesta para kryeministrise thirrja e anetarit te kryesise se pd bejeni darken e 11 korrikut te mbahet mend gjate sdo te jete fundit por pikenisja e nje

PD dhe partitë opozitare do të protestojnë mbrëmjen e sotme prej orës 20.00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Kjo është protesta e parë që prej se Gjykata e Apelit i kaloi vulën e PD-së ish-kryeministrit Sali Berisha. PD ka mobilizuar strukturat në bazë me qëllim që protesta e sotme të jetë më e madhja ndër vite.

Kur duhen dhe disa orë nga protesta, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari i është drejtuar me një thirrje simpatizantëve, anëtarëve të PD dhe të gjithë qytetarëve t’i bashkohen këtij momenti që sipas tij do të jetë betejë për liri dhe dinjitet.

“Nëse behesh sonte pjesë e kësaj beteje, ti ke fituar më shumë pushtet, më shumë liri, më shumë respekt, më shumë dinjitet. Dhe kur nesër të jesh me të afërmit, me shokët e me miqtë, e kur të flisni e debatoni për vështirësitë e sfidat, e që me këta, ky vend nuk bëhet, ti ke çfarë të tregosh, se e ke dhënë kontributin tend. Ishte në protestë. Ishte në shesh, i tregove botës që kërkon dhe meriton më shumë. Ndaj kape rastin, shfrytëzoje sot mundësinë që PD të jep, që ti tregosh shtypësit arrogant e fodull se në të vërtetë pushtetin e ke ti. Dhe nesër kur dita të vijë, ti me të drejtën që të ka dhënë zoti e Kushtetuta do të vendosësh i lirë se kujt do t’ia delegosh atë“, shkruan Muçollari.

Ai thekson gjithashtu se protesta e sotme nuk do të jetë e fundit, por është pikënisja e një rezistence për largimin e qeverisë.

Postimi

Sot është radha jote

Ftesa për të qënë sot në protestë është sa universale, aq dhe tërësisht personale, për ty. Për të gjithë ditët kur arroganca e pushtetit të vë në qoshe e në dëshpërim, kur nuk gjen dot zgjidhje, kur nuk të presin, nuk të hapen dyert, kur polici të bërtet, kur ilaçe nuk gjen, kur tatimori të zhvat, kur aplikon kot se vendi është i zënë, kur gara është e mbyllur, fituesi i paracaktuar, kur merr pensionin dhe e di që pas 5 ditësh do të ngelesh pa lekë, kur nuk planifikon dot pushime se paga nuk mjafton, kur prej vitesh pret drejtësi e ajo vonon, kur ngelesh me sytë në telefon për një mesazh, një video-call me fëmijën a të afërmin që ka ikur, kur je përhumbur pa shpresë e sheh se si kapardisen e tallen shkaktarët, qeveritarët, shefat e drejtorët e pluhurosur me luks, për të gjitha këto, sot është radha jote, është momenti yt.

Mund të mos jesh dakort 100 përqind me PD-në, po ajo është sot forca, organizata, struktura, që të dëgjon, që është pranë teje dhe mendon për ty, që flet për ty.

Ti sot ke nevojë për sheshin e PD, ke nevojë ta bërtasësh hallin, shqetësimin. Dhe kjo është lidhja organike, e fuqishme që ti ke me këtë parti, pavarësisht simpative.

Ndaj sot është dita që ta shfrytëzosh Partinë Demokratike, të bëhesh në darkë pjesë e marshimit, t’i japësh zë revoltës tënde.

Çdo ditë, superstruktura, mekanizmi shtypës i qeverisë e mbyt shqetësimin tend, lëngatën, dertin, protestën që ti ke. E hesht atë. Të bën ty, student, e re që aspiron, prind që lufton për të rritur fëmijët, pensionist, ti që je në dyer spitalesh prej muajsh, që je në koridore institucionesh duke pritur e pritur, të bën të padukshëm, sikur nuk ekziston. Qeveria të ka fshirë nga realiteti nga historia. Të ka zëvendësuar me statistika të lumtura.

Po ti sot mund të tregosh se je aty, se ekziston, dhe je aty bashkë me shqetësimet e problematikat që jo vetëm nuk t’i ka zgjidhur, por që rilindja t’i ka shtuar. Sidomos me shurdhërinë, me arrogancën e saj.

Sot është dita jote, është sheshi yt. Aty ku zakonisht bëhen parakalime të sukseseve imagjinare, është agora për të ngritur krye për të vërtetat që fshihen.

Asgjë që kërkon PD, asnjë pretendim i saj nuk është kundër interesave të tua, përkundrazi. Lufta e demokratëve për votën e lirë është e vetmja mënyrë, e vetmja rrugë që të çon tek drejtësia që ti kërkon, tek zgjidhja e halleve të tua.

Lufta e demokratëve kundër korrupsionit, kundër qeverisë autoritariste, kundër arbitraritetit të saj, është qendresë për ty. Të gjitha pengesat që të dalin para burojnë nga qeverisja e keqe.

Nëse behesh sonte pjesë e kësaj beteje, ti ke fituar më shumë pushtet, më shumë liri, më shumë respekt, më shumë dinjitet. Dhe kur nesër të jesh me të afërmit, me shokët e me miqtë, e kur të flisni e debatoni për vështirësitë e sfidat, e që me këta, ky vend nuk bëhet, ti ke çfarë të tregosh, se e ke dhënë kontributin tend.

Ishte në protestë. Ishte në shesh, i tregove botës që kërkon dhe meriton më shumë.

Ndaj kape rastin, shfrytëzoje sot mundësinë që PD të jep, që ti tregosh shtypësit arrogant e fodull se në të vërtetë pushtetin e ke ti. Dhe nesër kur dita të vijë, ti me të drejtën që të ka dhënë zoti e Kushtetuta do të vendosësh i lirë se kujt do t’ia delegosh atë.

Bëje darkën e 11 Korrikut të mbahet mend gjatë, e të fiksohet mirë nga ata që të japin çdo ditë arsye të protestosh. Kjo s’do të jetë e fundit. Por një themel, për ta mbajtur qendrimin para pushtetit, rezistencën një institucion të gjallë, vibrant dhe efikas, krejt në shërbimin tend.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts