Protesta të dhunshme kundër OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos, 10 të vdekur

protesta te dhunshme kunder okb se ne republiken demokratike te kongos 10 te vdekur
protesta te dhunshme kunder okb se ne republiken demokratike te kongos 10 te vdekur

19:15 26/07/2022

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën gjatë protestave kundër një force paqeruajtëse të OKB-së në Goma në Republikën Demokratike të Kongos. Policia ka raportuar se 7 nga të vdekurit ishin civilë, ndërsa të tjerët ishin personel i OKB-së.

Mediat lokale raportuan se protestuesit u qëlluan nga paqeruajtësit por përfaqësuesit e misionit të OKB-së, Monusco, nuk i janë është përgjigjur këtyre raporteve. Kohët e fundit ka pasur një rrijte të dhunës në këtë zonë dhe për këtë vendasit akuzojnë OKB-në si joefektive.

Lindja e DR Kongos mbetet e paqëndrueshme me më shumë se 100 grupe rebele aktive. Kjo ishte dita e dytë e protestave me njerëzit që bënin thirrje që OKB të tërhiqte paqeruajtësit e saj nga zona.

“Ata po na hedhin gaz lotsjellës sepse ne erdhëm të themi se Monusco nuk na ndihmon. Ata kanë qenë në Kongo për 22 vjet dhe asgjë nuk funksionon,” tha protestuesi Anselme Musimbëa.

Një nga imazhet grafike të shpërndara në rrjetet sociale tregonte dikë të shtrirë ende në tokë, ndërsa të tjerët bërtisnin duke thënë se ai ishte qëlluar për vdekje nga forcat e OKB-së. Zëdhënësi i qeverisë së Kongos, Patrick Muyaya, tha më herët në Tëitter se të paktën pesë persona u vranë dhe rreth 50 të tjerë u plagosën, por nuk tha se kush mund të ishte përgjegjës.

Ndër vite, në Gomë ka pasur protesta kundër OKB-së por jo në këtë shkallë dhune.

Misioni i OKB-së, Monusco aktualisht ka pothuajse 18,000 personel në vend, duke përfshirë më shumë se 12,000 ushtarë – Pakistani, India dhe Bangladeshi kanë siguruar numrin më të madh të trupave. Ai po përgatitet të tërhiqet , megjithëse nuk është caktuar një datë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts