Protesta të dhunshme në disa qytete në Turqi, pas tërheqjes zyrtare nga Konventa e të Drejtave të Grave

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tërhoqi  zyrtarisht shtetin nga Konventa e të Drejtave të Grave, të cilën e akuzon se po përpiqet të “normalizojë homoseksualitetin”. Kjo ka shkaktuar protesta te dhunshme ku, Policia turke është përleshur me protestues të grupeve feministe,

Protestuesit marshuan në Stamboll dhe qytete të tjera turke në mbështetje të Konventës së Këshillit të Europës, që mban pikërisht emrin e qytetit më të madh të Turqisë. Marrëveshja e nënshkruar nga 45 shtete dhe Bashkimi Europian në vitin 2011. Nëpërmjet ketij traktati kërkohet, që qeveritë e shteteve të miratojnë legjislacion që ndëshkon posaçërisht krime si përdhunimi brenda martesës dhe gjymtimin e organeve gjenitale.

Ai është traktati i parë në botë ku vendet pjesëmarrëse përkushtohen për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave.

Qindra gra dhe burra u mblodhën në qendër të Stambollit dhe disa qytete të tjera të enjten për të protestuar, por u ndeshën me bllokimin e rrugës nga policia. Ky vendim nuk është pranuar  nga protestuesit të cilët u përleshën ashpër me forcat e rendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *