Protesta të shumta në SHBA dhe Europë, tubime në mbështetje të Palestinës, por edhe të Izraelit

protesta te shumta ne shba dhe europe tubime ne mbeshtetje te palestines por edhe te izraelit

[embedded content][embedded content]

10:04 19/10/2023

Qindra aktivistë hebrenj u mblodhën në Uashington duke i bërë thirrje administratës Biden dhe Kongresit që të bëjnë presion për një armëpushim në Gaza.

Rreth 200 demonstrues, nga grupi Jewish Voice for Peace, mbushën ndërtesën e zyrës Cannon House pranë Kapitolit të SHBA, duke brohoritur, “Bota po shikon”, “Hebrenjtë thonë pushoni luftën tani” dhe “Jo në emrin tonë”.

Policia e Kapitolit të SHBA arrestoi 300 protestues të cilët refuzonin të zbatonin urdhrat për t’u shpërndarë. Një grup prej rreth 500 protestuesish të tjerë bllokuan jashtë ndërtesës së Kapitolit.

Ndërkaq qindra protestues të tjerë dolën në rrugët e Çikagos për të marshuar në mbështetje të palestinezëve në Gaza. Kjo demonstratë u bëri jehonë protestave të tjera që shpërthyen globalisht.

Grupi “Drejtësi në Palestinë” bënë thirrje për protestë urgjente për të dënuar bombardimin e spitalit Al-Ahli al-Arabi të Gazës. Tabelat me slogane të tilla si “Stop Genocide!” dhe “Ndaloni ndihmën e SHBA për Izraelin” mbizotëronin në një tubim pro-palestinez nga studentët dhe mësuesit e Universitetit të Nju Jorkut pranë Empire State Building në Manhatan.

Protesta u mbajtën gjithashtu edhe në Greqi. Në Athinë pati protesta pro Izraelit, por edhe pro Palestinës.

Qindra persona u mblodhën jashtë ambasadës izraelite duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur fotografi të viktimave që janë vrarë nga sulmi i Hamasit.

Një turmë e madhe nga ana tjetër marshuan nga sheshi Sintagma për të treguar mbështetje për palestinezët. Policia u përlesh me disa nga protestuesit të cilët tentuan të kalonin një zonë të rrethuar.

Gjithashtu demostrata të ngjashme u mbajtën edhe në Turqi. Protestuesit turq organizuan protesta anti-izraelite jashtë konsullatës izraelite dhe pranë konsullatës së SHBA në Stamboll. Ata bënë thirrje të ndalet gjakderdhja.

Turqit marshuan me flamuj palestinezë jashtë ambasadës izraelite në kryeqytetin Ankara. Presidenti turk Tajip Erdogan shpalli tre ditë zie në Turqi për palestinezët e vrarë në spitalin në Gaza.

Mbështetësit pro-palestinezë ndezën qirinj në Romë. Demonstruesit, të mbledhur në Piazza della Repubblica të Romës, protestuan kundër hakmarrjes izraelite në Rripin e Gazës.

Klan News




protesta te shumta ne shba dhe europe tubime ne mbeshtetje te palestines por edhe te izraelit

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts