Protestat anti-qeveritare në Kubë/ Ministri i Jashtëm akuza të forta Bashkimit Europian: Borell gënjen dhe po manipulon

Ministri i Jashtëm i Kubës ka sulmuar Bashkimin Evropian pasi shprehu shqetësimin për ndalimin e protestuesve në ishull në fillim të këtij muaji.

Bruno Rodríguez Parrilla, u përgjigj përmes Twitterit, duke refuzuar me forcë deklaratën dhe akuzoi shefin e punëve të jashtme të BE Josep Borrell se nuk guxoi të përmendë “bllokadën gjenocidale amerikane që shkel sovranitetin evropian dhe imponon ligjet dhe gjykatat e tij”.

Kube
Përgjigja e tij përfshinte një sulm personal ndaj Borrell, duke thënë “ai gënjen dhe manipulon”.

Borrell i bëri thirrje qeverisë kubane të lirojë të gjithë të burgosurit e ndaluar dhe të respektojë “të drejtat dhe liritë e njeriut të përfshira në konventat universale të të drejtave të njeriut”.

“Ne i bëjmë thirrje të lirojë të gjithë protestuesit e ndaluar në mënyrë arbitrare, të dëgjojë zërat e qytetarëve të saj dhe të përfshihet në një dialog gjithëpërfshirës për ankesat e tyre,” tha Borrell.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *