
13:41 29/06/2023
Të paktën 40 mijë oficerë policie janë vendosur në terren nëpër Francë për shkak të protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin, pas vrasjes nga policia të një 17-vjeçari. Adoleshenti Nahel M, u qëllua për vdekje pasi refuzoi t’i ndalonte policisë dhe tentoi të largohej me makinë.
Të paktën 180 persona janë arrestuar pas natës së dytë të protestave të dhunshme, ndërsa 170 oficerë policie raportohet se kanë mbetur të plagosur. Në Nanterre, aty ku u vra Nahel, protestuesit dogjën makina, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës.
Oficeri i policisë që qëlloi adoleshentin është arrestuar dhe akuzohet për vrasje.
Nahel vinte nga një familjes franko-algjeriane. Pjesa më e madhe e viktimave nga dora e policisë në Francë prej 2017-s janë arabë apo me njerëz me ngjyrë./tvklan.al
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al