Protestat e dhunshme në Francë, deputeti i PD: E dhimbshme! Të djegësh Parisin do të thotë ta kthesh në delen e zezë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për situatën në Francë, e cila prej ditësh është e përfshirë nga protestat e dhunshme.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu shkruan se është e dhimbshme që të shohësh Francën në flakë. ‘Të kërkosh ta djegësh Parisin e Francën, ta godasësh në dinjitetin e saj, të kërkosh ta kthesh në “delen” e zezë, nuk do të thotë të kërkosh të vihet në vend e drejta, të përmirësohet ajo, që duhet përmirësuar’, ka shkruar më tej ai.

Postimi i plotë:

E dhimbeshme ta shohesh Francen ne flake!
Sepse “te djegesh” Francen, do te thote te kerkosh ta rrenosh ate.
Se pari te gjithe keqardhjen per vrasjen e atij djali e per cdo tejkalim te policise a te kujdo tjeter aty.
Elemente, qe ne ate vend demokratik, djepi i “Lirise, barazise, vllazerimit” nuk mund te kalojne pa u ndeshkuar nga drejtesia, e drejta ne terresi.
Por ajo cfare po ndodh e tejkalon shume racionalitetin e reagimit.
Te kerkosh ta “djegesh” Parisin e Francen, ta godasesh ne dinjitetin e saj, te kerkosh ta kthesh ne “delen” e zeze, nuk do te thote te kerkosh te vihet ne vend e drejta, te permiresohet ajo, qe duhet permiresuar.
Do te thote se paku ta provokosh ate…por fatkeqesisht duket se eshte edhe me keq!
Perhapja e cfare po ndodh ne Belgjike, Zvicer, flet per me shume!
Flet per nje fenomen te rrezikshem jashte asaj ndodhie, qe lidhet me shume faktore, per perdorim te asaj ngjarje tragjike per qellime te mbrapshme.
Lidhet dhe me ”grupe” a shtresa, apo akoma me keq edhe me ideologji a dogma ekstremiste te shtrira, larg demokracise, bashkejeteses ne nje shoqeri te larmishme, sic eshte apo po behet sot jo vetem Franca, por dhe Europa.
Fatkeqesisht te tilla situata, qe kalojne kufijte e ngjarjeve, nuk premtojne asgje te mire.
Ato te fusin keshtu ne nje “spirale” te rrezikeshme shkak-pasoje-shkak te ri, qe duhet nderprere, per te parandaluar perkeqesimet.
Uroj qe Franca sa me shpejt te tejkaloje jo vetem keto momente te veshtira, por te arrije te frenoje e minimizoi edhe shkaqet disa dimensionale te tyre.
Kjo nuk eshte vetem thjesht per Francen, nje nga kolonat kryesore te botes demokratike, por dhe per nje shoqeri demokratike e te lire europiane ne terresi

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts