Protestat e para në Kubë kundër regjimit komunist

22:05 12/07/2021

Tubimet paqësore po shpërndahen në gjithë vendin

Nuk mbahet mend të ketë pasur protesta anti-qeveritare në Havanë për dekada të tëra. Guximin për të protestuar kundër diktaturës komuniste, kubanëve mesa duket ua dha pandemia që nxori në pah dobësitë e theksuara të sistemit shëndetësor, ashtu si edhe kriza e vazhdueshme ekonomike që sa vjen e thellohet.

Me mijëra qytetarë mbushën bulevardet kryesorë dhe sheshin para parlamentit, duke hedhur thirrje “Poshtë diktatura” dhe “Liri”.

Për presidentin Migel Diaz Kanel, protestat janë provokuar nga mercenarë amerikanë që duan të destabilizojnë Kubën. Ai urdhëroi policinë t’i mbajë nën kontroll të rreptë protestuesit, ndërsa mbështetësve të regjimit u bëri thirrje të ndihmojnë në ruajtjen e rendit publik.

Këto thirrje shkaktuan përplasje sporadike, megjithatë manifestimi ishte paqësor. Protestat nisën fillimisht në qytezën San Antonio de los Banjos, rreth 35 kilometra në jugperëndim të Havanës dhe tani po përhapen në gjithë vendin, madje deri në Florida ku pati manifestime në mbështetje të bashkatdhetarëve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *