Protestat kundër Green Pass në Itali, Draghi nis mobilizimet për t’i frenuar

Mediat italiane kanë raportuar se qeveria e Mario Draghi po përgatitet të frenojë protestat kundër vaksinës në qytete të ndryshme anembanë vendit.

Sipas Televizionit Publik Rai, mobilizimet kundër vaksinimit së shpejti nuk do të mund të zhvillohen në qendrat historike të qyteteve të ndryshme, ndërsa pjesëmarrësit do të mund të mbajnë vetëm protesta ulur, pa marshime.

Në Trieste tashmë është vendosur ndalimi i demonstratave në sheshin kryesor të qytetit deri në fund të vitit, për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve.

Njëzet e gjashtë pacientë me simptoma të rënda të koronavirusit janë shtruar në klinikën e pulmonologjisë të spitalit më të madh të qytetit. Në rajonin më të gjerë verilindor të Friuli Venezia Giulia , dy të tretat e pacientëve të urgjencës spitalore janë pozitivë për koronavirusin.

Në përgjithësi, në Itali, pandemia në këtë fazë është ende nën kontroll. Sot janë regjistruar 6032 raste të reja dhe kanë humbur jetën 68 persona. Në rajonet veriore të Veneto, Liguria dhe Piemonte , megjithatë, ditët e fundit infeksionet kanë filluar të rriten në mënyrë të rrezikshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *