Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama, i cili protestat kundër rritjes së çmimeve nuk janë qytetare, por të nxitura politikisht nga opozita.
Sipas Kryemadhit, protestat qw po zhvillohen janw dukshme qytetare dhe se mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë.
“Ai momenti kur qeverisë dhe kunat-opozitës ja shkruan statuset e njëjta dorë. E dukshme rënia e kreativitetit prej këshilltarëve të huaj, që siç këshillojnë Vucic, këshillojnë edhe çiftin Rama-Basha si të manipulojnë deri në mpirje opinionin publik shqiptar.
Protestat që po zhvillohen janë dukshëm qytetare, jo partiake dhe përgjegjësinë për mbushjen e shesheve kryeministri mund ta gjejë duke parë veten në pasqyrë.”, shkruan Kryetarja e LSI.
Më herët me anë të një reagimi në twitter, kreu i qeverisë akuzon opozitën për organizimin e protestave, si një përpjekje e ulët për te manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën. “Ky nuk është populli, po e njëjta pakice e zhurmshme ne kërkim të rrëmujës”, thotë Rama.
“Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al