Protestat në Kanada kundër vaksinimit, nis arrestimi i demostruesve. 100 persona në pranga

Policia është përleshur me demostruesit në kryeqytetin e Kanadasë, Otava, pas një përpjekje për t’i dhënë fund një proteste tre-javore kundër vaksinimit. Ndërkohë që numri i të arrestuarve ka shkuar në 100. Operacioni nisi herët mëngjesin e së premtes, ndërkohë që në aksionin për shpërndarjen e turmës u përfshirë oficerë policie me kalë, pasi qeveria thirri Aktin e Emergjencave për të goditur protestën.

Policia ka akuzuar gjithashtu protestuesit për përdorimin e fëmijëve si mburojë. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan qindra oficerë policie që përparonin në zemër të zonës së protestës, pranë Kodrës së Parlamentit. Disa nga protestuesit e mbetur formuan një rresht përpara oficerëve që po afroheshin, duke lidhur krahët dhe duke kënduar ‘O Canada’, – himnin kombëtar.

“Liria nuk ishte kurrë e lirë,” tha protestuesi Kevin Homaund për Associated Press. Policia e Otavës ka ngritur pothuajse 100 pika kontrolli policie rreth zonës kryesore të protestës, si dhe në një lagje të madhe biznesi dhe banimi në qendër të qytetit për të parandaluar hyrjen e më shumë protestuesve në zonë.

“Demonstrues, duhet të largoheni. Kushdo brenda vendit të protestës së paligjshme mund të arrestohet”, shkroi policia e Otavës në Twitter. Protestat kanë nisur protestën e tyre duke vendosur në rrugë kamionë, që ishin nisur në Otavë për të kundërshtuar vendimin për vaksinim të detyrueshëm kundër koronavirusit të shoferëve që kalojnë kufirin SHBA-Kanada. Ndërkohë protestat janë zgjeruar edhe ndaj masave tjera të pandemisë të prezantuara nga Qeveria e Trudeaus.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.