Protestat në Moskë, Kremlini kundër qytetarëve që dolën në shesh: Duhet të marrin leje më parë

Kremlini thotë se rusët “nuk kanë të drejtë të organizojnë protesta” pa leje

Qeveria ruse ka thënë se njerëzit që janë kundër pushtimit të vendit në Ukrainë “nuk kanë të drejtë të organizojnë protesta” pa kërkuar më parë leje.

“Sipas ligjit, pa ndjekur procedurat e duhura, këta qytetarë nuk kanë të drejtë të organizojnë aksione proteste për të shprehur këndvështrimin e tyre”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjatë një konference me gazetarë të huaj.

Qindra protestues u arrestuan nga policia të enjten gjatë demonstratave kundër luftës, teksa policia u përplas me njerëzit kur kërkoi përmes megafonëve që të shpërndaheshin, njofton CNN.

Sipas ligjit rus, demonstratat e mëdha kërkojnë që protestuesit të aplikojnë për një leje, e cila duhet të dorëzohet jo më shumë se 15 por jo më pak se 10 ditë përpara ngjarjes. Gjoba të rënda — dhe në disa raste edhe burg — mund të vendosen për ata që protestojnë pa leje.

Peskov pranoi se ka rusë që janë kundër asaj që Kremlini vazhdon ta përshkruajë si një “operacion special” dhe se qeveria duhet “të shpjegojë më mirë [motivet e saj] këtyre qytetarëve”. Ai sugjeroi gjithashtu se ka më shumë rusë në favor të pushtimit sesa kundër.

“Presidenti dëgjon mendimin e të gjithëve dhe kupton përmasat e atyre që kanë një këndvështrim të ndryshëm dhe atyre që janë dashamirës ndaj operacioneve të tilla të nevojshme,” tha Peskov.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.