Protestë para bashkisë të premten, Berisha: Fillimi i betejës gjer në përmbysjen e regjimit të Edi Ramës

proteste para bashkise te premten berisha fillimi i betejes gjer ne permbysjen e regjimit te edi rames
proteste para bashkise te premten berisha fillimi i betejes gjer ne permbysjen e regjimit te edi rames

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur para mbështetësve të tij mbështetjen për një protestë të lajmëruar nga Aleanca për Teatrin para bashkisë së Tiranës ditën e premte.

Berisha u shpreh se nga e premtja nis beteja gjer në përmbysjen e regjimit të narkoshtetit të Edi Ramës.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë.
Sonte takohemi në prag të një ngjarje të madhe, të fillimit të betejës gjer në përmbysjen e regjimit të narkoshtetit të Edi Ramës.
Ditën e premte në ora 11:00, çdo opozitare dhe opozitar e ftoj t’i përgjigjet thirrjes së Aleancës për Teatrin, aleancës më të pamposhtur që ka njohur vendi dhe ndoshta Europa, në betejë fitimtare.
Fitorja e opozitës, fitorja e qytetarëve të Tiranës fillon të premten në orën 11:00 tek Bashkia e Tiranës.
Ndaj le të nisim ne betejën e fitores”, u shpreh Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts