Protestë te Sheshi Skëndërbej në mbështetje të Palestinës/ Nuk u lejuan të marshonin, qytetarët përplasen me policinë

proteste te sheshi skenderbej ne mbeshtetje te palestines nuk u lejuan te marshonin qytetaret perplasen me policine
proteste te sheshi skenderbej ne mbeshtetje te palestines nuk u lejuan te marshonin qytetaret perplasen me policine

TIRANE

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot në sheshin Skëndërbej në një protestë ku dhanë mesazhet e tyre në mbështetje të Palestinës.

Gjatë tubimit u bë thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, gjenocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza. Ndërkohë, në protestë nuk munguan as përplasjet me policinë, pasi këta të fundit penguan marshimin e qytetarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Thirrjes për protestë iu përgjigjën më mijëra qytetarë nga mbarë Shqipëri, ku me pankarta në duar dënonin krimet ndaj të civilëve. Në nisje të protestës u realizua një dokumentar që pasqyronte realitetin në Palestinë. Gjatë tubimit u bë thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, gjenocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza.

Qytetarë të ndryshëm shprehën përjetimet lidhur me situatën, por gjithashtu treguan se kanë të afërm të cilët tanimë janë pjesë e situatës e cila ka nevojë për frenim dhe paqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts