“Protestojnë për Saliun, kërkojnë që ta njohim si kreun e PD”, ironizon Braçe: Vokshi e tmerrshme, kanë bllokuar karriget e ministrave dhe….

protestojne per saliun kerkojne qe ta njohim si kreun e pd ironizon brace vokshi e tmerrshme kane bllokuar karriget e ministrave dhe
protestojne per saliun kerkojne qe ta njohim si kreun e pd ironizon brace vokshi e tmerrshme kane bllokuar karriget e ministrave dhe

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ironizuar vendimin e sotëm të deputetëve të opozitës, të cilët në shenjë proteste bllokuan punimet në Kuvend.

Ai tha se këta deputetë kanë si qëllim njohjen nga ne të Berishës si kryetar të PD-së.

“Protestojnë për Saliun. Ne nuk njohim asnjë prej tyre as Saliun. Këta të; Lulit nuk kanë ardhur, këta të tjetër një pjesë kanë zënë sallën. Po përjashtuan. Ata më kanë marrë vetëm kartën. Pa pushtet nuk ekzistojnë ata. Ata deputetë që janë aty brenda, siç është ajo Albana Vokshi, është e tmerrshme, ka hypyr te karrigia e ministren dhe nuk ikën. Na kërkojnë ne që të njohim si kryetar të PD Sali Berishën. Nuk është kompetenca jonë. Të tregoj një mesazh të një deputeti të PD që thoshte që; pse nuk na njihni!

Po të them nëse doni drejtësi politike, atë e kemi pasur deri 1990, sot kemi një drejtësi që po e duartrokasim. Dje e kishin kreun e SPAK dhe e mbështetën e duartrokitën. Sa kohë kemi një prokurori speciale, nuk na duhet një prokurori politike si kjo këtu. Për sa kohë heton SPAK kujt i intereson a po heton Sali Berisha. Hetimi i Sali Berishës mbaron me dy raporte që nuk vlejnë asgjë, ai i SPAK mbaron me arrestime”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts