Protestuesit sulmojnë nipin e Zonjës së Parë të Francës

15:48 17/05/2023

Presidenti Macron ka dënuar sulmin e motivuar politikisht

Nipi i Zonjës së Parë të Francës është sulmuar fizikisht nga kundërshtarët e reformës së pensioneve. Incidenti ndodhi pak pasi shefi i Elizesë Emmanuel Macron dha një intervistë televizive për transmetuesin francez TF1.

Vetë Macron ka dënuar ngjarjen.

“Ai u sulmua, unë kam e kam përsëritur vazhdimisht se dhuna nuk ka vend në një demokraci.”

Jean-Baptiste Trogneux u dhunua jashtë dyqanit  të tij në Amiens, qytet në të cilin protestat kundër reformës së pensioneve kanë qenë të vazhdueshme.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes pasi fqinjët ndërhynë për të ndaluar dhunën e ushtruar ndaj tij.

“Shpresoj që të shërohet plotësisht, këto veprime i konsideroj absolutisht të papranueshme dhe si president i Republikës janë të papërshkrueshme.”

Sulmi ndaj të afërmit të Briggite Macron u dënua si nga e djathta dhe e majta franceze.

Klan News







Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts