Protestuesit sulmojnë një stacion të policisë në Mianmar, 7 të vdekur

Të paktën 7 policë e kanë humbur jetën në një sulm që protestuesit kundër grushtit ushtarak në Mianmar kryen ndaj një stacioni të policisë.

Sipas lajmit në faqen “Myanmar Now”, një stacion i policisë në qytetin Tamu në rajonin Saging u sulmua nga protestuesit bashkë me Thang Hou Gin, punonjësin e policisë i cili iu bashkua protestuesve duke kundërshtuar juntën.

Protestuesit që sulmuan stacionin e policisë me shpërthyes artizanale vranë 6 policë.

Ndërsa si pasojë e ndërhyrjes në konflikte nga ushtria e Mianmarit pak kohë më pas u vra polici kundër grushtit të shtetit Thang Hou Gin si dhe disa nga protestuesit që morën pjesë në konflikt.

Në Magway 10 mijë civilë braktisën shtëpitë e tyre

Mësohet se një numër i madh personash në zonat periferike kanë braktisur shtëpitë e tyre si pasojë e përdorimit të dhunës nga ushtria e Mianamrit ndaj kundërshtarëve të grushtit në rajonin Magway.

Në raportin e përgatitur nga organizata për të drejtat e njeriut “Justice for Myanmar” (Drejtësi për Mianmarin), thuhet se të paktën 10 mijë civilë janë larguar në zonat e pyllëzuara duke u fshehur nga ushtarët pas veprimeve të tilla si bastisje e shtëpive, plaçkitje e pronës private dhe rrëmbimin e civilëve që ushtria e Mianamrit ka kryer që nga fillimi i marsit e deri më tani.

Videot e shumta ku njësitë e Mianmarit janë filmuar duke plaçkitur pronën private pas bastisjes së shtëpive në Magway kanë shkaktuar reagime në median sociale.

Grushti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Qytetarët e Mianmarit më 6 shkurt filluan protestat kundër grusht shtetit me kërkesën për kthimin në demokraci. Në ndërhyrjet e armatosura të forcave të sigurisë kanë humbur jetën mbi 550 protestues.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *