Provimet e lirimit, rreth 29 mijë nxënës i nënshtrohen sot testit në matematikë

provimet e lirimit rreth 29 mije nxenes i nenshtrohen sot testit ne matematike
provimet e lirimit rreth 29 mije nxenes i nenshtrohen sot testit ne matematike

Mbahet sot provimi i dytë i lirimit për shkollat 9-vjeçare në vend. Nxënësit e klasave të 9-ta do t’i nënshtrohen provimit të matematikës. Këtë vit janë rreth 29 mijë nxënës që kryejnë provimet e klasave të 9-ta.

Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit. Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 1 orë para se të fillojë provimi. Në datën 28 qershor nxënësit do të zhvillojnë provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj.

Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor. Më 20 qershor nxënësit zhvilluan provimin e parë, atë të gjuhës shqipe.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts