Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, ka denoncuar në rrjete sociale daljen e pyetjeve të provimit të Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar.
Vokshi teksa ka postuar mesazhin e ardhur në adresë të saj nga një mësuese, thekson se pyetjet e testimit që pritet të mbahet sot në Tiranë kanë dalë dhe u janë dhënë të zgjidhura militantëve të Partisë Socialiste, në mënyrë që ata të kalojnë në testin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar.
Postimi i plotë:
Skandali!!
Mësuesja në Elbasan denoncon #skandalin me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën Sabaudin Gabrani.
Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres dhe militantet e partisë…..
Ky është “vetëreformimi” në arsim për të cilin foli Kryeministri Rama dje në Asamblenë e PS…
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al