Provinca e Panjshir nuk dorëzohet, rezistenca e afganëve u merr jetën 350 talebanëve brenda një nate

Forcat e rezistencës në Panjshir kanë vrarë 350 anëtarë të lëvizjes talebane brenda natës.

Lajmi u bë i ditur sipas një deklarate nga Fronti Kombëtar Afgan i Rezistencës.

“Brenda natës, luftëtarët e rezistencës kombëtare vranë 350 terroristë talebanë që po përpiqeshin të merrnin zonat në Luginën Panjsher. Armët e tyre u kapën,” tha Fronti, i cili flet në emër të forcave të rezistencës në Twitter.

Pjash

Panjshir është ende e vetmja provincë afgane jashtë kontrollit të talebanëve, e vendosur në zonat malore në verilindje të Kabulit.

Televizioni Al Jazeera raportoi të enjten, duke cituar një burim në taleban, se talebanët kishin vendosur të fillonin një operacion ushtarak kundër forcave të Frontit Afganistan të Rezistencës në provincën Panjshir pasi negociatat me udhëheqësin e rezistencës Ahmad Masood dështuan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *