Provinca kanadeze do të shtojë një taksë shëndetësore për banorët që nuk janë të vaksinuar kundër COVID-19

Provinca kanadeze, Kuebek, do të shtojë një taksë shëndetësore për banorët që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Kuebek, rajon i cili është përballur me shifrat më të larta të vdekjeve me koronavirus në Kanada, aktualisht po përballet me rritje të shkallës së infektimit.

Zyrtarët e këtij rajoni kanë thënë se do të jenë të parët që penalizojnë financiarisht të pavaksinuarit.
Vetëm rreth 12.8 për qind e banorëve të Kuebekut nuk janë të vaksinuar, mirëpo ata përbëjnë gjati gjysmën e të gjithë pacientëve të shtrirë nëpër spitale.

Sipas të dhënave federale, rreth 85 për qind e banorëve të Kuebekut kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit deri më 1 janar.

Kryetari i Kuebekut, Francois Legault, ka thënë në një konferencë për media se njerëzit që nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës, duhet të paguajnë “një kontribut”.

Shuma e taksës nuk është caktuar ende. “Mendoj se tani kjo çështje ka të bëjë me drejtësinë e më shumë se 90 për qind të popullsisë që ka bërë sakrifica”, ka thënë Legault. “Mendoj se ua kemi borxh këtë masë”.

Javën e kaluar, kjo provincë ka njoftuar se do të kërkojë dëshmi të vaksinimit në dyqanet e alkoolit dhe kanabisit.

Në 24 orët e fundit, autoritetet në këtë rajon kanë regjistruar 62 vdekje me koronavirus, duke e çuar totalin e viktimave në 12,028.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.