“Provokim!”, përshkallëzohen tensionet mes dy Koreve, Seuli qëllon në shenjë paralajmëruese anijen e Koresë së Veriut

provokim pershkallezohen tensionet mes dy koreve seuli qellon ne shenje paralajmeruese anijen e korese se veriut
provokim pershkallezohen tensionet mes dy koreve seuli qellon ne shenje paralajmeruese anijen e korese se veriut

Një përshkallëzim i tensioneve mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, është shënuar mëngjesin e sotëm.

Ushtria e Koresë së Jugut qëlloi në shenjë paralajmërimi një anije të Koresë së Veriut, nën pretendimin se ajo kishte kaluar kufirin detar të diskutueshëm midis dy vendeve.

Një zyrtar ushtarak në Seul, deklaroi se një anije mallrash koreano-veriore kaloi vijën e demarkacionit pranë ishullit Baengnjeong në orën 3:42 të mëngjesit me orën lokale dhe më pas u tërhoq në veri pasi të shtëna paralajmëruese u qëlluan nga marina e Koresë së Jugut.

Kufiri detar, i cili konsiderohet si një pikë e nxehtë, ka qenë skenë e disa konflikteve mes dy Koreve ndër vite.

Megjithatë, tensionet janë rritur javët e fundit pasi Pheniani ka lëshuar disa raketa, të cilat Koreja e Jugut dhe Japonia i konsiderojnë si provokim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts