Provokimi me foton e Enver Hoxhës në 28 Nëntor, ja si e komenton deputetja e PS gjestin e kolegut: Nuk do të kisha dashur kurrë që…









Kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit, Mimi Kodheli, nuk dënoi veprimin e deputetit të PS-së, Bujar Çela, për foton e Ever Hoxhës. E ftuar në”Zërin e Amerikës”, Kodheli tha se nuk duhet të harrojë askush se gjatë Luftës Shqipëria ishte në anën e atyre që luftuan fashizmin dhe nazizmin.

pjimage - 2021-12-03T094853.936

A është normale për një deputet të shumicës që ka qeverisjen në vend tëvendosë foton e Enver Hoxhës mbi flamurin shqiptar kur trashëgimia e hidhur e komunizmit ka ngjallur kaq shumë dhimbje në Shqipëri për shumë persona?

Unë besoj se ju e keni dëgjuar kryetarin e Grupit Parlamentar Socialist, zotin Balla, në një koment që ka bërë, nëse nuk gaboj, të nesërmen e kësaj ngjarjeje. Unë kam qenë këtu (në SHBA), nuk kam qenë atje, dhe di aq sa ju mund të dini nëpërmjet mediave. Besoj se kjo çështje do të kalojë në një verifikim nëse është vërtet kolegu që e ka bërë atë postim.

Nuk ka pasur ndonjë dyshim për këtë…

Historia e Shqipërisë është një histori që besoj se do të duhet të rishkruhet, por mos harroni një gjë: në Luftën e Dytë Botërore ne kemi qenë në anën e duhur të historisë, në anën e luftës kundër një të keqeje të madhe siç ishte fashizmi dhe nazizmi. Kjo e ka bërëShqipërinë që të jetë në atë moment në anën e drejtë të historisë.

Por bëhet fjalë për një gjest që prek shumë njerëz që kanë vuajtur?!

Unë nuk jam askush që të gjykoj, por di që nëse ky është një veprim që duhet të kalojë në një proces disiplinor, duhet të kalojë patjetër nëse verifikohet se është realisht personi që e ka bërë këtë veprim. Nuk do të kisha dashur kurrë që askush që është sensibël ndaj këtij veprimi të mund të lëndohet, sepse shumëështë lënduar gjatë kohës kur e ka vuajtur regjimin. Kështu që unë besoj se ne duhet të shikojmë përpara dhe të mos i rikthehemi të kaluarës si një ndarje mes nesh. E kaluara duhet të jetë për ne njëarsye për t’u bashkuar dhe për ta parë të ardhmen tonëtë përbashkët ashtu siç duhet ta kemi të pandarë. Ne jemi shumë pak për të qenë të ndarë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.