“PS duhet të mendojë për një ndryshim të madh në mandatin e tretë”/ Valentina Leskaj flet për humbjen e bashkëshortit nga covid dhe tregon dy pengjet






Valentina Leskaj, ish-nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, deputete e disa legjislaturave, në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ foli për librin e saj “Politika si ide”, i cili është ndërtuar në formën e një interviste me studiuesen Alda Bardhyli.

2-4-770x433

Leskaj tregoi se si lindi ideja e realizimit të këtij libri pas shkëputjes së saj nga politika.

Mes të tjerash Leskaj ndau disa momente të pathëna, ku foli për pengjet për ndarje nga jeta të bashkëshortit të saj, i cili u prek nga koronavirusi.

Ajo thotë se Partia Socialiste pasi siguroi mandatin e tretë duhet të mendojë një ndryshim të madh.

fa Leskaj tha se në këtë mandat peshon më shumë përgjegjësia, pasi duhet të plotësohen pritshmëritë e atyre që kanë votuar pro të majtës, por edhe të gjithë shqiptarëve.

Mes të tjerash Leskaj tha se vlerëson shumë shtrirjen e dorës për bashkëpunim nga ana e kryeministrit Edi Rama drejt PD-së.

PJESË NGA INTERVISTA

PJESË NGA INTERVISTA

Një libër ndryshe që ka një vizion për të ardhmen, bën një analizë të 30 viteve në politikë. Si ju lindi ideja për këtë libër?
Kisha kohë që e kisha menduar. Më mungonte të shkruarit, sepse kam shkruar më herët. Unë mendova se do të ishte më mirë që të merrja një periudhë, një distancë të shëndetshme nga të qenit brenda vorbullës së politikës, për të shkruar për politikën. Është një libër me refleksione se si i kam parë dhe se si i shoh unë disa nga çështjet me të cilat përballet shoqëria shqiptare. Që nis që nga koha e shoqërisë civile. Aty është një refleksion për ato çka mendoj unë për disa nga çështjet me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare. Politika ka një vend të rëndësishëm.

Eshtë një analizë mirëfilli i politikës. A ka këtu përplasje reflektimesh?

Padyshim. E kam parë ndryshe politikën kur kam qenë jashtë para se të hyjë. Më ka ndihmuar ta kuptoj më mirë politikën, që ta përjetoj me të mirat dhe të këqijat e saj. Unë vendosa që të shkëputem nga politika, e kam deklaruar 8-9 muaj më parë në këtë televizion. I kam thënë pyetjen vetes; Çfarë bëj akoma këtu?!

Po këtu në këtë televizion, ju drejtoj pyetjen; A ju mungon politika?
Po, ka pjesë të politikës që më mungojnë. Ka disa gjëra që nuk më mungojnë. Ajo që më mungon më shumë është marrëdhënia me njerëzit në teren. Jo se nuk shkoj, pasi jam e angazhuar, në një mënyrë tjetër. Por në fakt ajo marrëdhënie që kam pasur me njerëzit në teren, është pjesa më e bukur, më motivuese dhe angazhuese dhe që të bën më të përgjegjshme. Në këtë marrëdhënie t’i gjen ata njerëzit e vërtetë, me të mirat dhe dobësitë e tyre, por ti kupton Shqipërinë reale. Gjatë kohës së politikës unë kam qenë shumë. Jo se kam respektuar ata që më kanë zgjedhur, por them se ajo duhet të jetë pjesa më e mirë që të kuptosh politikën dhe të ndjesh me lëkurën tënde atë që ndjen populli.

Sa ju mungon Parlamenti zonja Leskaj, pasi keni qenë nënkryetare?

E them me shumë keqardhje dhe dhimbje, sidomos parlamenti i 4 viteve të fundit, nuk ka shkuar lart. Por ka shkuar poshtë. Për shkak edhe të ndryshimeve të ngjarjeve politike. Të largimit të opozitës nga parlamenti. Nuk besoj se është një parlament që të nderon apo motivon që të jesh atje. Ti ndjen keqardhje kur e sheh që ku parlament në vend që të vinte duke u rritur, nuk plotëson standardet e një parlamenti të një vendi që aspiron që të jetë pjesë e BE-së.

Shpresoni që do të jetë një parlament dinjitoz në shtator?

Unë shpresoj që do të jetë një parlament më i mirë cilësisht.

Duke iu kthyer librit ‘Politika si ide’, gruaja është në një pjesë të mirë kryesore të librit. Si e shihni rolin e gruas në politikë?
Unë kam bërë dy analiza aty. Unë mendoj se kjo është një gjë që na mungon. Kemi pak botime të tilla. Unë duke i dhënë peshë kësaj çështje, dua t’i jap peshën që meriton çështjes së gruas, e cila nuk është çështje minore por e të drejtave të njeriut. Meriton të trajtohet me vërtetësi dhe profesionalizëm. Pjesa e parë ka të bëjë me një analizë të feminizmin, që nisin që në 1948-ën për të ardhur tek analiza e viteve 60. Në atë libër ka dhe analizë të kontekstit politik dhe social, që çoi drejt lëvizjeve civile të famshme të viteve 60. Nëse deri më përpara të gjitha lëvizjet kanë qenë të fokusuara tek drejtat e politikës, këtu morën zhvillim të madh edhe të drejtat civile që kishin të bënin me çështje të abortit apo dhe divorcit. Analiza tjetër ka të bëjë me Shqipërinë. E kam quajtur këtë një detyrim moral që qeveria shqiptare ka për ata që kanë kontribuar për në Shqipëri tjetër. Iu jam referuar disa grave aty. Kudo ku kam shkuar më kanë thënë; nuk kishim dëgjuar kurrë për Ollga Plumbin. Ajo ka qenë gruaja më e votuar në vitet 45, pas Enver Hoxhës në parlamentin shqiptar. Ka qenë periudha e vetive 30 kur ajo bashkë me Migjenin dhe Selim Shpuzën që shkruanin për të drejtat e gruas. Por janë edhe gra të tjera, deri tek motrat Qirjazi.

Ky libër përçon edhe një ftesë ndryshe dhe për një politikë më serioze. Për çfarë dialogu bëhet fjalë?
Këtu janë dy çështje që janë të lidhur ame njëra-tjetrën. Në analizën që bëj për politikën, s’pretendoj se kjo është analiza e politikës që njerëzit duhet të marrin. Bëjë një analizë të asaj çka mendoj unë. Unë kam ngritur disa probleme me mënyrën se si funksionon politika në Shqipëri. Ne kemi ngelur tek elementi i demokracisë minimaliste. Në diskursin politik flasim për mungesën e dialogut në politikë. Ne kemi dështuar në një farë mënyrë që të pretendojmë atë çka është politika në të vërtetë. Zgjedhjet janë themeli për një politikë demokratike, reale të vërtetë. Por kjo ka bërë që i gjithë debati të fokusohet këtu. Unë kam ngritur disa nga shqetësimet që i shoh të tilla. Ne merremi shumë me çështje të politikës së ditës dhe kjo i lë pak vend atyre që ka të bëjë me politikën afatgjata, siç janë çështjet e reformave të mëdha. Reformat janë të qëndrueshme nëse do të kishim një vizon, debat afatgjatë. Pasi vjen një parti politike dhe bën një reformë, dhe kur vjen një tjetër, nisim nga e para. E kemi thënë dhe më parë që për reformat e mëdha të bëhet një konsensus. Ky është deficit i politikës shqiptare.

Libri juaj është një intervistë e realizuar nga Alda Bardhyli. Është gjetje kjo për t’u përtypur nga publiku? Pse u mendua kështu?
E mendova që të ishte i tullë, që të ishte i pranueshëm për lexuesit. Forma e intervistës e bën më të lexueshëm dhe më të pranueshëm,

Sa kohë ju mori për të shkruar këtë libër?
I gjithë libri ka marrë afërsisht një vit. Shumë gjëra i kisha në kokë apo edhe gjëra të hedhura. Prita të kalonin 3 vite nga koha që unë lash parlamentin dhe u ula për të shkruar qetë. Kjo nuk do të thotë se kam shkruar gjatë gjithë vitit.

Ju keni humbur bashkëshortin tuaj në muajin shkurt nga COVID. Para se të humbnit bashkëshortin tuaj, doli ky libër, ku besoj se bekimet e tij i morët…
Po, por kam dy pengje që mi ka lënë kjo periudhë. Pasi u shkëputa nga politika kisha menduar që t’i lija më shumë kohë familjes, bashkëshortit, fëmijëve, nipërve dhe mbesës. Më kanë munguar dhe ju kam munguar, Edhe në raport me bashkëshortin tim kisha shumë borxhe. Pasi mbarova nga politika kam pasur edhe disa angazhime të tjera edhe ndërkombëtare. Është një çështje që më motivon çështja e rritjes së elektrizimit në të gjithë botën. Mendoja se pasi të mbaroja librin, do kisha më shumë kohë. S’ka kisha dhënë asnjërit librin në këtë proces. Bashkëshorti më hapte derën e studios dhe më thoshte; Vali si po të ecën, a do ta pimë çajin bashkë?! Unë i thoja; ja dhe pak. Kur mbarova doja që ta lexonte.

Arriti ta lexonte librin?
Arriti që ta merrte librin, por ishte në gjendje shumë të vështirë.

Si ishin ato ditë për ju?
Kanë qenë shumë të vështira, pasi isha dhe vetë e sëmurë me COVID. Edhe djali im. Ishte shumë e vështirë, nuk mund të them se e kam kapërcyer akoma. Nuk është e lehtë. Kur mendon se kjo është pjesë e jetës, duhet të vazhdojmë para. Ke pengun, se gjithmonë do e kesh. Mua më ka ngelur një peng i madh që të kishte pak më shumë kohë që edhe të diskutonim bashkë. Me të jam rritur se jemi martuar shumë të rinj. Ai më ka mbështetur, më ka përkrahur, inkurajuar se ishte njeri pa komplekse. Kurrë nuk më ka kufizuar dhe qoftë kur kam hyrë në politikë dhe kur kam dalë. Ai ka respektuar zgjedhjen time, më ka thënë; “dua të respektoj zgjedhjen tënde. S’më ka imponuar. Kjo është gjë e madhe sidomos në Shqipëri, kur mendojmë se shumë gra nuk e kanë këtë mundësi.

Jemi në kushtet kur PS ka marrë mandatin e tretë qeverisë. Kemi një opozitë që nuk i njeh zgjedhjet, por do të hyjë në Parlament. Çfarë do të thotë një mandat i tretë për PS?

Një mandat i tretë është një lloj krenarie për socialistët, një arritje. Por jo vetëm për ta, pasi të dhënat tregojnë se nuk kanë votuar një pjesë e socialistëve, por një pjesë e mirë e shqiptarëve. Në mandatin e tretë peshon më shumë përgjegjësia. Përgjegjësia për të justifikuar mbështetjen, besimin që të kanë dhënë njerëzit dhe për të plotësuar pritshmëritë se ata që të kanë votuar kanë ndaj teje. Përgjegjësia nuk është vetëm ndaj atyre që të kanë votuar, por ndaj të gjithë shqiptarëve.

PS, duhet të mendojë për një ndryshim të madh. Në kushtet që jemi, mendoj se PS-ja duhet të bëjë një ndryshim të madh. Ato ndryshime pozitive ende që nuk i kemi dhe që Shqipëria ka nevojë. Jam e sigurt se PS ka potencialin për të realizuar këtë ndrysim. Mesazhet që kam parë, qofshin ato paszgjedhore. Edhe në fjalën që mbajti kreu i PS dhe kryeministri i vendit pas zgjedhjeve, janë mesazhe që japin shpresë. PS e ka të qartë se përveç fitores është një sfidë jo e lehtë, pasi ka shtruar nevojën për ndryshim edhe të vetvetes, për rritje të përgjegjësisë dhe të mënyrës së të punuarit. Ajo që vlerësoj është shtrirja e dorës për bashkëpunim.

Si e kuptoni këtë shtrirje dore?

Unë përveçse është një shenjë emancipuese, është mesazh emancipues, pasi gjëja që na ka munguar është bashkëpunimi. Nëse katandisemi që të flasim për zgjedhjet dhe mungesën e dialogut, do të thotë që jemi në kushtet e diskutimit të një demokracie minimale. Jemi një vend që është në pritshmëri për çeljen e konferencës ndërqeveritare për negociatat. Jemi vend aspirant për BE. Duhet të diskutojmë kërkesat që kanë lidhje me BE, përfshirë çështjen e bashkëpunimit dhe dialogut. Një parlament nuk mund të jetë i demokracisë funksionale, nëse nuk ka bashkëpunim.

Ne shpesh na ka penguar dialogu politik. Nuk është hera e parë që shtrohet kjo çështje. PS e ka bërë këtë hap atëherë, ka qenë në opozitë. Unë kam kërkuar në emër të PS, në parlament që të bënim një pakt për 5 reforma madhore të vendit, duke nisur nga reforma në drejtësi dhe mediat. Kjo është shenjë emancipuese dhe nevojë jetike për vendin, për shqiptarët dhe integrimit. Nëse si bëjmë këto reforma për shqiptarët, ç’kuptim ka vetëm për integrimin. Njerëzit janë lodhur nga gjuha e urrejtjes dhe sherreve politike nga ky diskurs politik që vërtitet rreth emrave dhe partive politike.

Ju thatë se PS duhet të marrë këtë mandat si përgjegjësi. Po vetë zoti Rama çfarë duhet të ndryshojë si kryeministër?

Zoti Rama ka qenë i qartë edhe në mitingun e fundit, ku ka thënë se duhet të ndryshojmë vetveten. E ka dhënë mesazhin. Ndoshta unë se kam dëgjuar shumë dhe nuk është e zakonshme sot tek liderët e Ballkanit.

Në datën 12 PS ka Kongresin, që e kanë quajtur të jashtëzakonshëm. Do të jeni e pranishme?

Do jem besoj. Kur ti ke dalë nga politika, se shoh si të jashtëzakonshme të jesh apo jo në Kongres. PS fton edhe nga shoqëria civile, biznesi, etj.

Do doja një mendim tuaj për Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Si e keni parë këtë ecuri?

Kam një mendim që e kam pjesë të formimit dhe edukatës time gjatë viteve që kam qenë në politikë. Për çështje që janë në institucione, që i ngarkon ligji të merren shqyrtimin apo gjykimin për to, nuk komentoj. Nuk mund të komentoj mbi vendimin për Parlamentin, s’më lejohet për eksperiencën që kam.

Në opinionet që kam marrë për librin tuaj, thonë se përveçse është një libër me rrahje mendimesh ka dhe një elegancë në të shkruar. Çfarë ju bëri që të kishit kaq stil në të shkruar?

E kam thënë edhe herë të tjera është se gjëja që më mungonte në politikë, ishte leximi. Isha racionale, çfarë kisha për periudhën e dimrit dhe të verës që të përmbush atë boshllëk. Unë përpara ndryshimeve demokratike kam punuar në shtyp, çka do të thotë se isha praktikuar. Kam bërë edhe gjëra të vogla. Unë aty nuk quaj politikë atë që quhet zakonisht në përditshmërinë tonë. Këtu kur flitet për politikë, shkon përtej gardhit. Kam bërë një analizë të detajuar nga eksperiencat në vend dhe botërore.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *