PS fiton shumicën dërrmuese të këshillave bashkiakë, PSD maxhorancë në dy të tjerë. Në pesë nuk kanë nisur ende numërimi

Partia Socialiste po fiton, sipas rezultateve paraprake edhe në shumicën dërrmuese të këshillave bashkiakë ku u votua në 14 maj.

Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, PS-ja kryeson në 51 bashki të vendit, në një pjesë të të cilave numërimi tashmë ka përfunduar.

Nga 12 bashki qendër qarku, PS-ja fiton në 10 prej tyre, ndërsa në njërën (Kukës) numërimi nuk ka nisur akoma.

Në një këshill bashkiak, në Lezhë kryeson Partia Kristian Demokrate, ndërsa në Pukë dhe Vaun e Dejës kryeson Partia Social Demokrate.

Në pesë këshilla bashkiakë nuk ka nisur ende numërimi, ndërsa në 2 të tjerë dy forca politike kanë numër të njëjtë mandatesh.

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts