PS i hap rrugën arrestimit të Alqi Bllakos, Balla: Drejtësia nuk do pengohet nga asnjë privilegj parlamentar. Nesër në orën 18:00…






Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla bëri me dije se Kuvendi do i hapë rrugën arrestimit të deputetit të PS Alqi Bllako, kur tha se “për ne e rëndësishme që drejtësia të bëjë detyrën pa u penguar nga asnjë formë imuniteti apo privilegji parlamentar”.

Balla në një deklaratë për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku ishte takuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, bëri me dije se të mërkurën në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren Mandatet e Imunitetet.

“Natyrshëm do vijojë procedura e Kuvendit pa asnjë vonesë në funksion të asaj që unë thashë”, theksoi Balla.

Pyetje: A mendoni se duhet të japë dorëheqjen Alqi Bllako?

Taulant Balla: PS nuk do jetë e nuk ka qenë asnjëherë zyrë avokatore për askënd brenda saj që vendoset në përballje me drejtësinë.

Sapo kryetarja e Kuvendit ka njoftuar edhe thirrjen nesër në oren 18:00 të Këshillit për Rregulloren Mandatet e Imunitetet që është institucioni që vihet në dijeni, është vënë në dijeni edhe deputeti Alqi Blako, natyrshëm do vijojë procedura e Kuvendit pa asnjë vonesë në funksion të asaj që unë thashë.

Për ne e rëndësishme që drejtësia të bëjë detyrën pa u penguar nga asnjë formë imuniteti apo privilegji parlamentar.

Gjithcka do ece sipas procedurave te percaktuara qarte nga Kuvendi.

Asnjë vonesë e asnjë pengesë për të çuar përpara do ta quaja unë një arritje që Shqipëria e ka të pakontestueshme reforma në drejtësi po jep efektet e saj të pakundërshtueshme.

I pyetur nëse ka komunikuar me deputetin Bllako, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, Balla tha: “Në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar kam komunikuar, edhe kam komunikuar dhe me kryetaren e Kuvendit sapo ne funksion te ecjes sa me shpejt te procedurave parlamentare”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.