PS mbledh në Fier Asamblenë e Zgjeruar/ Nga paga mesatare 900 euro, turizmi dhe çmimi i energjisë, Rama: Ekonomia është më mirë, por…

ps mbledh ne fier asamblene e zgjeruar nga paga mesatare 900 euro turizmi dhe cmimi i energjise rama ekonomia eshte me mire por
ps mbledh ne fier asamblene e zgjeruar nga paga mesatare 900 euro turizmi dhe cmimi i energjise rama ekonomia eshte me mire por

PS ka mbledhur sot Asamblenë e Zgjeruar në Fier. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë Edi Rama, u ndal fillimisht tek turizmi dhe rritja e shifrave këtë vit.

Sipas tij, krahasimisht me vitin e shkuar, shifrat e turizmit në vend janë rritur me 80%.

“Sot mora të dhënat e tetorit për turizmin. Jemi në tetor dhe krahasimisht me tetorin e vitit të shkuar, numri i turistëve që kanë hyrë në Shqipëri është rritur me mbi 80%.

Nga janari në tetor ne kemi prekur numrin e 9 milionë turistëve në Shqipëri. Për të qene të saktë, është 8.92, por gjithsesi është një shifër që do të ishte e paimagjinueshme deri disa vite më parë.

Mos të harrojmë asnjëherë se kur flasim për turizëm, ka disa që mendojnë se kjo është diçka që nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme.

Në fakt ajo që po ndodh sot është që turizmi po kthehet në industri dhe nga ana tjetër është eksporti më i madh sepse nuk është se ata turistë që vijnë rrinë në ajër, por rrisin konsumin, kërkesën për shërbime dhe prodhime. Patjetër rrisin dhe të ardhurat në ekonomi”, u shpreh Rama.

Më tej ai u ndal edhe tek rritja e çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar, duke thënë se kjo rritje nuk ka prekur familjet shqiptare, pasi fatura është paguar nga shteti.

“Ndërkohë që çmimi i energjisë u rrit frikshëm për të gjithë, asgjë nga kjo rritje në tregun ndërkombëtar, asnjë qindarkë nuk është reflektuar në faturën e dritave të familjeve shqiptare. Vumë në dispozicion një volum të konsiderueshëm lekësh për të mbështetur familjet, duke e paguar nga arka e shtetit diferencën”, u shpreh ai.

“Ekonomia është më mirë, por duhet të bëhet më mirë. Vijmë tani te buxheti, vitin e ardhëm ne do ta çojmë pagën mesatare 900 euro. Mos harrojmë që sot një ndër faktet më kokëforta për progresin që po flas, është kokëfortësia e lekut”, tha Rama më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts