PS ‘merr’ edhe stadiumin, Kongresi i 30-vjetorit tek “Air Albania”. Detajet






Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin e saj të jashtëzakonshëm të ditës së shtunë në stadiumin “Air Albania”.

pjimage - 2021-06-10T124652.318

Portali “AlpeNews.al” shkruan se Kongresi do të mbahet në “Air Albania” në orën 17:30 të së shtunës, ndërsa PS do të paraqesë vizionin për “Shqipërinë 2030” dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Është ftesa për delegatët e Kongresit që tregon se ku do të zhvillohet ai ditën e shtunë.

Burime pranë Partisë Socialiste pohuan se Kongresi është konceptuar si një organizim festiv meqenëse përkon me 30- vjetorin e krijimit të Partisë dhe pritet që përveç fjalëve të rastit, të ketë dhe një koncert me këngëtarë të njohur.

Zhvillimi i këtij aktiviteti të madh në stadiumin “Air Albania” bëhet edhe për shkak se ende janë në fuqi disa masa kundër Covid-19 sa u takon grumbullimeve masive. Në këtë Kongres nuk do të mungojnë dhe drejtuesit ndër vite të PS-së, duke filluar nga kryetari i parë i saj, Fatos Nano. Pritet që Nano të ketë dhe një fjalë në këtë kongres në 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Ndërkohë që kryesocialisti Rama do të bëjë një bilanc të dy mandateve qeverisëse të PSsë dhe objektivat e tij për mandatin e tretë. Rama do të prezantojë edhe Planin e Veprimit 2021-2025, por dhe “Vizionin Shqipëria 2030”, duke treguar se ku kërkon të arrijë vendi deri në 2030-ën dhe pse për këtë objektiv Rama ka vendosur një piketë, atë të zero taksë dhe zero tatim për biznesin e vogël deri në 2029-ën.

Kryeministri Rama, i cili deklaroi menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit se do të nisë punën për mandatin e katërt, atë 2025-2029, do të hapë fushatën e anëtarësimeve të reja në parti, përmes të cilave ai kërkon të zgjerojë grupet e interesit brenda PS-së, veçanërisht të rinjtë dhe ata që kanë studiuar jashtë shtetit.

Në funksion të saj, por dhe të risive që priten në qeverinë e re, Kryeministri ka hapur programin “Gati për Shqipërinë”.

Dy ditë më parë Kryeministri Rama deklaronte se ishte i inkurajuar dhe madje i frymëzuar jo vetëm nga numri i interesimeve të ardhura për nismën “Gati për Shqipërinë”, por edhe nga përmbajtja e tyre.

Rama shkruan se thirrja është e hapur dhe se cilido që dëshiron të përfshihet është i mirëpritur të sjellë interesimin e vet. Kryeministri Rama lançoi më 18 maj thirrjen për të gjithë studentët e shkëlqyer që të ndihmojnë në punët e mëdha të mandatit të tretë.

“Jam shumë i inkurajuar, madje i frymëzuar është fjala e duhur, jo thjesht nga numri i interesimeve të ardhura në adresën ‘gatipershqiperinë@kryeministria.al’, por nga përmbajtja shpresëdhënëse e një pjese jo të vogël të aplikimeve”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *