PS miratoi kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor/ Presidenti Meta vijon axhendën, ja me kë u takua kreu i shtetit



Ndërkohë që PS miratoi te “Ligjet” kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor me qëllim shkarkimin e presidentit, Ilir Meta ka vijuar sot axhendën e takimeve.

ilir meta 5

Më herët kreu i shtetit në përgjigjen për Komisionin e Ligjeve ishte shprehur i gatshëm të paraqitej në seancë në datën 10 maj, duke deklaruar se nuk mund të anulonte axhendën e ditës së sotme.

Presidenti takoi sot Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Në njoftimin për media të Presidencës lidhur me takimin thuhet: “Kënaqësi të takohesha me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, znj.Karoline Edtstadler. Vlerësova miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit europian.

Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës, kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane në vendin tonë”.

Ndërkaq pasdite, presidenti do të pres homologun slloven që zhvillon një vizitë pune në vendin tonë, në kuadër të përgatitjes të takimit të përvjetorit të 10 të Procesit të Brdo-Brijunit

“I uroj mirëseardhjen në Shqipëri, Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor, i cili po zhvillon një vizitë pune në vendin tonë, në kuadër të përgatitjes të takimit të përvjetorit të 10 të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet më 17 maj në Slloveni”, deklaron Presidenca. 

ilir meta 1 ilir mea 4

sllo

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *