PS ‘ndez motorët’, në proces riorganizimi, zgjedh drejtuesit e rinj të degëve deri më 15 mars. Ja kur mblidhet Kongresi

ps ndez motoret ne proces riorganizimi zgjedh drejtuesit e rinj te degeve deri me 15 mars ja kur mblidhet kongresi
ps ndez motoret ne proces riorganizimi zgjedh drejtuesit e rinj te degeve deri me 15 mars ja kur mblidhet kongresi

Partia Socialiste është tashmë në një proces riorganizmi. Në Asamble është miratuar plani i veprimit ku në periudhën 15 shkurt-15 mars do të mbahen zgjedhjet e brendshme për drejtuesit e degëve.

Në një lidhje live për News24, gazetari Egys Gjençaj pohoi se deri më 15 mars do të jenë zgjedhur drejtuesit e degëve, ndërsa më 12 qershor, do të mbahet Kongresi i PS.

“Kemi angazhim parlamentar dhe angazhim politik. PS është futur në një proces riorganizim. Në asamblenë e PS u miratua plani i veprimit që nga periudha 15 shkurt deri në 15 mars do të zhvillohen zgjedhjet brenda PS për drejtuesit e degëve. Po ashtu do të zgjidhen delegatët për kongresin, që do të mbahet më 12 qershor, që përkon me 33-vjetorin e krijimit të PS-së.”- tha Gjençaj.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts