Pse e pranuat kërkesën për ta ndihmuar Italinë me refugjatët? Rama përgjigjet me pyetje: Cili ishte interesi juaj kur pritët shqiptarët që iknin nga ferri pas rënies së regjimit…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica’, për të folur mbi marrëveshjen e arritur së fundmi mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve.

I pyetur nga gazetari, se cili është interesi i Shqipërisë në këtë pakt, Rama zgjodhi të përgjigjej me pyetje.

Edi Rama: Unë përgjigjem me një pyetje retorike.

“Kush ishte interesi i Italisë që të na pranonte ne në momentin kur ne ia mbathnim nga ferri kur ra regjimi komunist. Ku ishte interesi i Italisë që ka qenë një ndihmë e madhe këtu në Shqipëri.

Ose kur çoi skuadrën e saj për të shpëtuar jetë kur ndodhi tërmeti i para disa viteve këtu.

Për ne, Italia është speciale, nuk ka një interes direkt, nga pikëpamja materiale, nuk përfitojmë asgjë, ne i japim disponibilitetin territorial dhe Italia merret me gjithë procedurat operacionale”, u shpreh ai.

Rama theksoi se kërkesa për të pritur emigrantët i është bërë edhe nga vende të tjera të Bashkimit Evropian, por Shqipëria i ka refuzuar ato gjithnjë.

Edi Rama: Gjatë këtyre viteve ne kemi patur kërkesa të tilla edhe nga vende të tjera europiane, por kemi thënë gjithmonë jo.

Gazetari: Nga Franca, Spanja, Gjermania?

Edi Rama: Nuk po përmend asnjë, sepse nuk do ishte e drejtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts