Pse nuk është takuar me Albin Kurtin? Rama tregon arsyen e ‘pengesës’: Prita disa zhvillime

pse nuk eshte takuar me albin kurtin rama tregon arsyen e pengeses prita disa zhvillime
pse nuk eshte takuar me albin kurtin rama tregon arsyen e pengeses prita disa zhvillime

Gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme, Rama tha se shumë shpejt do të ketë edhe një vizitë zyrtare në Shkup. Kreu i qeverisë tha se shpreson që në këtë takim të jetë i pranishëm dhe Albin Kurti, teksa shtoi se shumë shpejt pret që të vizitojë dhe Prishtinë, takim që e ka shtyrë pas ka pritur disa zhvillime.

“Pak ditë do të jem vetë në Shkup për një takim rajonal që do të jetë atje. Shpresoj të jetë dhe kryeministri i Kosovës.

Nuk e di nëse do të vijë apo jo, nuk e kam këtë informacion, por besoj se do të takohem.

Nuk e kam realizuar vizitën atje aq shpejt sa unë mendoja, por jo për shkaqe që lidhen me ndonjë problem në Prishtinë, por thjesht sepse e kanë pritur disa zhvillime që kanë filluar të ndodhin, pastaj do të shkoj patjetër”, tha Rama.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts