Pse nuk i zhvillojnë mbledhjet në selinë blu? Enkelejd Alibeaj flet për takimin në kafene me deputetët e PD: Do të heshtim derisa gjykata të shprehet









Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është pyetur sot nga gazetarët pse mbledhjet e grupit të deputetëve që nuk i janë bashkuar Sali Berishës nuk i zhvillojnë mbledhjen në selinë blu.

“Për kuriozitetin tuaj, në kafe miqësore jemi mbledhur gjithmonë. Nuk është e vërtetë që kemi marrë vendime. Ka pasur diskutime të natyrës politike. Nuk marrim vendime sepse nuk është as vendi për të marrë vendime.

 Nuk ka qenë asnjëherë diskutim. Pse nuk mblidhemi në seli, kjo është një çështje e qartë. E rëndësishme është qëndrimi dhe prania e të gjithë deputetëve që të fokusohemi te këto prioritete. Fillimisht në parlament dhe më pas edhe në rafshe të tjera”, u shpreh ai.

Alibeaj foli edhe për vendimin e Gjykatës në lidhje me statutin e Partisë Demokratike. “Nuk ka ndonjë informacion. Informacioni i vetëm është ai i para disa muajve. Kemi pritur që gjykata të shprehet. Heshtim derisa gjykata të shprehet”, tha ai.

Pyetur nëse ka pasur koordinim me pjesën tjetër të deputetëve për listimin e prioriteteve ai tha se ato janë një nevojë ulëritëse që shoqëria të mos ia lehtësojë punën qeverisë hajdute të Edi Ramës.

“Po të lexosh ato që janë prioritetet tona janë një thirrje për këdo për të mbështetur ato. Nuk janë prioritetet tona por nevojë ulëritëse që shoqëria shqiptare ka për të mos ia lehëstuar jetën politike qeverisë hajdute të Edi Ramës. Thirrje për t’u orientuar dhe për t’i shërbyer betejës opozitare bëhen me akte. Ne besojmë se këto janë prioritete.

 Janë çështje reale që preokupojnë shqiptarët. Kjo është ajo që kemi zgjedhur. Më tepër aktet se fjalët. Nuk keni dëgjuar ndonjë nga kolegët tanë që t’i fryjnë këtij zjarri. Kanë ulur kokën me idenë se do vijë një moment që kjo do të shuhet. Këto janë orientimet dhe prioritetet tona. Kjo është ajo që shqiptarët duan për t’u bërë opozitë e fortë”, deklaroi ai.

“Ne do të bëjmë opozitë reale duke pikasur ato çështje që preokupojnë sot shqiptarin pa punë dhe pa shpresë. Teknikalitetet nëse janë konsultuar apo jo unë do të them se po. Edhe sot madje. Këtu apo online, pak rëndësi ka.

 Çështja e numrave dhe shumicave është shërbimi më i mirë që i bëhet Edi Ramës. Këto do Edi Rama. Të bëjë gjithmonë numra. Unë e kam shprehur, nuk ka një shërbim që mund t’i bësh dekomunistizimin. Lustracioni është nevojë e shoqërisë shqiptare. Duhet të jetë e plotë bazuar mbi fakte dhe një proces administrativ publik. Ky është procesi për të cilin ne punojmë”, u shpreh Alibeaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *