“Pse nuk ke folur më parë?”- Basha u shpjegon demokratëve: A mund t’i falja Edi Ramës kënaqësinë e një përplasje me demokratët si ajo që u përpoq të bënte Sali Berisha?








Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga një takim me strukturat drejtuese të degës 8 të PD në Tiranë, ka folur për situatën që ka krijuar protesta e dhunshme e Sali Berishës në 8 janar.

Basha i ka dhënë përgjigje atyre që pyesin pse nuk ka folur më herët për ish-kryeministrin Sali Berisha, kur ky i fundit nisi akuzat ndaj liderit të demokratëve. Akuzat e Berishës erdhën sepse Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes non grata nga SHBA.

Por Basha thekson se “nuk do ia lejoja vetes të vija demokratët kundër njëri-tjetrit”.

Pyetja që bënin njerëzit përpara pse s’del dhe ti, besoj e ka marrë përgjigjen. A mund t’i falja unë Edi Ramës kënaqësinë e një përplasje me demokratët si ajo që u përpoq të bënte Sali Berisha me ata pak njerëz që për karrigen e tyre janë gati të djegin Shqipërinë me datë 8 janar?

A mund t’ia lejoja vetes time në radhë të pare, që ky që më njihni si çunin e lagjes tuaj, edukatës time familjare, sensit tim si demokrat që në momentin e parë që ka lind kjo parti e jo më pastaj përgjegjësisë që më keni ngarkuar si kryetar i Partisë Demokratike t’i vija demokratët kundër njëri-tjetrit?

Jua kam thënë në fillim kush më ka pyetur, jo nuk e bëj. Lëre të shfryjë. E di që është plot me mllef, me zemërim, me gënjeshtra, por e keqja do ta bëjë ciklin e vet si çdo virozë, do të ketë edhe koston e vet si çdo virozë. Por, nuk luftohet duke i vënë demokratët përballë njëri-tjetrit dhe kjo është arsyeja besoj e kuptoni shumë mirë. 8 janari ua ka hapur sytë të gjithëve se pse kam marrë atë vendim dhe pse ai ishte vendim i drejtë.

Dhe kjo është një arsye më shumë se pse sot jemi bashkë, jemi shumica absolute këtu e strukturave drejtuese, nesër do të jemi edhe më shumë siç ishim dje, siç ishim para 4 apo 5 ditësh, siç do të jemi nesër sepse demokratët nuk janë bashkë as për emrin, as për karrigen, as për famën e një njeriu të vetëm. Janë bashkë sepse tek bashkimi jonë shohin dhe gjejnë forcën për t’u bërë më të mirë, më të fortë, më të gatshëm që t’i përgjigjemi kujt? Kërkesave të shqiptarëve.

Sa herë kemi qenë bashkë, sa herë kemi qenë të qartë, sa herë kemi qenë të vendosur, kemi ditur të bëjmë punë shumë të mira për këtë vend sikundër dimë sot t’ju kërkojmë falje njerëzve edhe për ato që s’kemi bërë ashtu siç duhet, dhe për ato që kemi bërë gabim, edhe për ato gjynahe dhe mëkate që kanë rënduar mbi demokratët e thjeshtë dhe mbi të gjithë shqiptarët e thjeshtë.

Dhe që ky process të jetë i vërtetë nga fillimi në fund, duhet të kemi një ndarje të plotë me këtë kulturë të së shkuarës, me ato hijet e të shkuarës që u thashë që vijnë vërdallë bashkë me simoblet e korrupsionit”, tha Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.