Pse nuk reagojnë ndërkombëtarët? Topi: Ka një person që nuk e marrin në konsideratë sot, linja alternative është shumë e dobët

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, thekson se ndërkombëtarët nuk mund të reagojnë në situatën aktuale ku ndodhet opozita, ndërsa thekson se njërin pol të opozitës nuk e marrin në konsideratë ndërsa poli tjetër alternativ është shumë i dobët.

“Një parti e ashtuquajtur Partia Demokratike e ndarë në 700 copa nuk ta jep këtë mundësi për t’iu drejtuar qytetarëve në rrugë. E dyta predispozita për tu drejtuar tek qytetarët. Opozita në vend të strukturohet, destrukturohet. Një herë kishim dy grupe tani doli i treti. Kemi një strukturim që nuk ta jep shansin për t’i nxjerrë njerëzit në rrugë. A ka kushte për të dalë në rrugë? Po! Por nuk është terreni.

Që ne jemi të vegjël e dinë edhe ata që kanë sjellje megalomane. Duke qenë të vegjël asgjë nuk mund të realizojmë pa ndihmën e partnerëve. Ne kemi treguar se e kemi shumë të vështirë të gjejmë kohezionin për ngjarje të mëdha. Në këto kushte, vijnë në ndihmë partnerët jo vetëm për të ndihmuar popullin shqiptar, por edhe për çështje gjeostrategjike.

Për ata që kërkojnë të protestojnë, është një person që nuk e marrin më në konsideratë. Tentojnë ta gjejnë tek linja alternative, por ajo është shumë e dobët. Partnerët japin sinjale të qarta, mund të jenë latente, të fshehta dhe gjysmë të fshehta. Ka faktorë politikë që ëndërrojnë se do të vijnë për të qenë mazhorancë thjesht me ndihmën e partnerëve. Ata natyrisht japin mbështetje por ti duhet të ngrihesh për të fituar. Fitoren në tavolinë nuk ta jep kush”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts