Pse nuk u hoq ora policore? Brataj mbi masat anti-Covid: Vaksinimi po ndal qarkullimin e virusit. Kush ka marrë dozat edhe nëse infektohet do…






Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli sot mbi masat e reja anti-Covid ku nga 1 qershori deri në 1 korrik do të kufizohen lëvizjet pas orës 11:00, dhe muajin tjetër pas orës 12:00. Brataj tha se masat nuk janë statike dhe mund të ndryshojnë në varësi të situatës.

bra

I pyetur përse nuk u hoq ora policore, Brataj tha për rubrikën “Opinion”: “Janë disa arsye. Indikatorët janë ato që themi, por duhen interpretuar nga profesionistët. Por është fakti që sëmundja ose të shtruarit në spitale zgjasin më pak kohë se më parë. Janë shumë arsye së bashku, por duhet të jemi të kujdesshëm. Përderisa ka akoma të infektuar, të sëmurë, do të thotë që pandemia është mes nesh. Në momentin që bën vaksinim masiv ka mundësi që virusi të qarkullojë sa më pak, të përshtatet dhe të ndryshojë mutacion. Vera është aleati jonë. Ne kemi një aleat që na e tregoi edhe vjet që nuk patëm një shpërthim në verë. Por na bëri një përhapje të madhe te asimptomatikët. Na plasi vala e nëntorit”.

Po ashtu Brataj tha se personat që kanë bërë vaksinat edhe nëse riinfektohen do të kenë forma më të lehta të sëmundjes dhe nuk ka gjasa të shtrohen në spital.

Të thuash erdhëm në zero dhe indikatorët thonë që s’duhet të kesh masa, por imuniteti s’ka vajtuar te 70 apo 80 për qindshi akoma. Është një gjë globale, duhet ti përshtatemi rajonit tonë, që janë në rënie, por Greqia ka humbje jete, Italia vazhdon të ketë humbje jete. Kush bën vaksinat edhe nëse riinefktohet ka forma më të lehta, nuk shtrohet në spital. Në 15 qershor do ketë qendra shëndetësore turistike të hapura dhe do të ofrohen testime të shpejta”, tha Brataj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *