Pse po vdesin kaq shumë foshnje në Brazil nga Covid-19?

21:54 16/04/2021

Pas më shumë se një viti pandemie, vdekjet në Brazil tani janë në pikun e tyre. Por, pavarësisht statistikave që tregojnë se Covid-19 radhë herë u merr jetën fëmijëve, në Brazil 1300 fëmijë kanë humbur jetën për shkak të virusit. Një doktor refuzoi të testonte djalin 1 vjeçar të Jessika Riccarte për Covid-19, duke thënë se simptomat e tij nuk ishin të ngjashme me ato të virusit.

Pas 2 vitesh përpjekjeje dhe dështimesh në procesin e fertilizimit, Jessika Riccarte hoqi dorë nga idea e të pasurit një familje. Pastaj, pas 2 vitesh ajo ngeli shtatzënë me Lucas.

“Emri i tij vjen nga ndriçimi. Dhe ai ishte një dritë në jetën tonë. Ai na tregoi se lumturia ishte më shumë sesa ne e kishim imagjinuar”, tha ajo.

Në fillim ajo dyshoi se diçka nuk shkonte me Lucasin, i cili gjithmonë ishte një shijues i mirë i ushqimeve, por tani kishte humbur oreksin. Në fillim Jessika dyshoi mos ai kishte probleme për shkak të daljes së dhëmbëve. Gjyshja e Lucas, e cila ishte infermiere, mendoi se ai mund të kishte probleme me fytin e skuqur. Por, pasi atij iu ngrit temperatura, ai mezi gëlltitej dhe mezi merrte frymë. Jessika e dërgoi atë në spital dhe kërkoi që ati të testohej për Covid-19.

“Doktori vendosi oksimetrin. Niveli i oksigjenit të Lucasit ishte 86%. Tani e di që kjo nuk është normale”, thotë Jessika. 

Por ai nuk ishte i etur, kështu që doktori tha: “E dashur mos u shqetëso. Nuk ka nevojë për një test të Covid-19. Me shumë mundësi ai ka thjesht një fyt të skuqur”.

Jessika thotë që pas 10 ditësh trajtimi me antibiotikë, disa nga simptomat u zbehen, por lodhja qëndronte akoma, njësoj siç shqetësimet e saj lidhur me Covid-19.

“I dërgova shumë video gjyshes së tij, prindërve të mi dhe vjehrrës dhe të gjithë më thonin se unë isha duke e ekzagjeruar dhe që duhet të ndaloja së shikuari lajme që më bënin mua paranojake. Por, unë e dija që im bir nuk ishte vetvetja, ai nuk merrte frymë normalisht”, thotë Jessika.

Kjo periudhë, Maj 2020 përkonte me rritjen e koronavirus. Dy njerëz tashmë kishin vdekur në qytetin e saj, Tamboril në Ceara, në veri-lindje të Brazilit. “Të gjithë e njohin njëri-tjetrin këtu. Qyteti ishte në shok”, thotë Jessika.

Burri i Jessika, Israel mendonte që një tjetër vizitë në spital do të rriste mundësinë që ajo dhe Lucas të infektoheshin me Covid-19. Javët kalonin dhe Lucas bëhej çdo herë e më i fjetur. Me 3 Qershor, pasi hëngri drekë Lucas e nxori të gjithë ushqimin dhe Jessika e dinte që ajo duhej të vepronte.

Ata u kthyen në spitalin lokal, ku doktori e testoi Lucasin për Covid-19. Gjyshja e Lucas, që punonte aty u dha familjarëve lajmin që rezultati i Lucas ishte pozitiv.

“Në ato momente spitali nuk kishte as një reanimacion”, thotë Jessica

Lucas u transferua në një sektor të trajtimit intensiv pedriatik në Sobral, dy orë larg, ku ai ishte diagnostikuar me një gjendje të quajtur Sindroma Inflamatore e Multisistemit. Kjo është një formë ekstreme e imunitetit të virusit, e cila mund të shkaktojë inflamacion të organeve jetike.

Ekspertët thonë që është e rrallë sindroma që prek fëmijët pas 6 javësh që ata janë infektuar me koronavirus, por epidemiologu drejtues, Dr.Fatima Morinho, nga Universiteti i San Paolos, tha që përgjatë pandemisë rastet e konstatimit me sindromën janë më të larta se asnjëherë. Megjithatë ajo nuk është përgjegjëse për të gjitha vdekjet. Kur Lucas u intubua, Jessica nuk u lejua të qëndronte në të njëjtën dhomë me të. Ajo telefononte kunatën e saj me qëllim që të shpërqendrohej.

“Ne akoma mund të dëgjojmë zhurmën e makinerisë, vibrimin e saj, derisa makina ndalonte dhe pastaj ishte një vibrim konstant. Pas disa minutash, makineria filloi të punonte përsëri dhe unë fillova të qaja”, thotë Jessika

Doktori tha që Lucas kishte kaluar një arrest kardiak, por ata ia kishin dalë ta sillnin në jetë.

Dr.Emanuela Monte, doktoresha pediatrike që kishte trajtuar Lucasin për më shumë se një muaj në ICU në Sobral, tha që ajo ishte e surprizuar që gjendja e Lucas ishte kaq serioze, sepse ai nuk kishte asnjë faktor rrezikshmërie.

Shumë nga fëmijët e prekur me Covid-19 kanë disa gjendje ekzistuese, si diabet apo sëmundje kardiovaskulare ose janë të stresuar, sipas Lohanna Tavares, një pedriatre infektologe në Spitalin e Fëmijeve, Albert Sabin, në Fortaleza, në kryeqytet.

Por, ky nuk ishte rasti i Lucas. Gjatë 33 ditëve që Lucas ishte i prekur me ICU, Jessika ishte e lejuar ta shikonte vetëm 3 herë.  Lucas kishte nevojë për imunoglobulin, një mjekim shumë i shtrenjtë, për të normalizuar gjendjen e zemrës së tij, por fatmirësisht një pacient që e kishte blerë për vetën e tij, ia kishte dhuruar spitalit, një nga ampulat e tij. Lucasi ishte shumë i sëmurë dhe kishte nevojë për një dozë të dytë me imunoglobulin. Ai vazhdonte të kishte një temperaturë të vazhdueshme dhe kishte nevojë për lehtësi në frymëmarrje.

Lucas pastaj filloi të përmirësohej dhe doktorët vendosën ta nxirrnin nga intubimi. Ato telefonuan Jessikan dhe Israel me video, me qëllim që ai të mos ndihej i vetmuar meqë fitoi vetëdijen e tij.

“Kur ai dëgjoi zërat tanë, ai nisi të qajë”, thotë Jessika.

Ishte hera e fundit që ata e panë trupin e tij duke reaguar. Gjatë video telefonatës tjetër ai kishte një pamje të paralizuar. Spitali kërkoi që ti bëhej një skaner CT dhe u konstatua që ai kishte pësuar një goditje në tru.  Spitali njoftoi familjen se Lucas do të shërohej me anë të një trajtimi të duhur dhe do mund të shërohej edhe nga sindroma ICU.  Kur Jessika dhe Israel shkuan ta vizitonin, doktori ishte me aq shpresa siç ishin edhe ata vetë, thotë Jessica.

“Atë natë e vendosa telefonin në silent. Ëndërrova sikur Lucas erdhi tek unë dhe më dha  një puthje në hundë. Ëndrra më dha një ndjesi shumë të mirë dhe u zgjova shumë e lumur. Pastaj hapa telefonin dhe shikova 10 thirrje të humbura nga doktori”, thotë Jessika.

Doktori i tha Jessikas që rrahjet e zemrës së Lucasit dhe niveli i oksigjenit të tij kishin rënë papritur dhe ai kishte ndërruar jetë në mëngjes. Ajo ishte e sigurt se në rast se Lucasit do i ishte bërë testi për Covid-19, kur ajo e kishte kërkuar në Maj, ai do të kishte shpëtuar.

“Është e rëndësishme që doktorët edhe nëse nuk besojnë se janë shenja virusi, ta bëjnë testimin me qëllim që të eliminojnë mundësitë”, tha ajo.

Një fëmijë nuk e thotë dot se çfarë ndien, kështu që ne varemi nga testet.

Jessika beson se shtyrjet për një trajtim të duhur e kanë bërë gjendjen e tij akoma edhe më serioze. Lucas kishte disa inflamacione, 70% e mushkërisë ishte e prekur ndërsa niveli i zemrës kishte arritur në 40%. Ishte një situatë, e cila do të kishte qenë e mundur të evitohej.

Dr.Monte, i cili trajtoi Lucasin ra dakord me Jessikan. Ajo tha se edhe pse sindroma MIS nuk mund të parandalohet, trajtimi do të kishte qenë më i suksesshëm nëse në do ta kishim trajtuar më herët.

“Sa më shpejt që ta kishte nisur trajtimin e specializuar, aq më mirë do të ishte për të. Ai arriti në spital në një gjendje shumë kritike të sëmundjes. Besoj që rezultatet do të kishin qenë ndryshe nëse ne do ta kishim trajtuar më herët”, thotë ajo.

Jessika do ta ndajë me të tjerët historinë e Lucasit, me qëllim që të ndihmojë të tjerët që mund të kenë dyshime të tilla.

“Qëndron një keqkuptim i konceptit që fëmijët e kanë nën zero rrezikshmërinë për t’u prekur nga Covid-19”, thotë Dr. Fatima Marinho, e cila është një këshilluese në Organizatën Joqeveritare Vital Strategies të shëndetit ndërkombëtar. Kërkimet e Morinhos tregojnë që një numër shumë i lartë fëmijësh ka qenë i prekur nga koronavirus.

Mes Shkurtit të 2020 dhe 15 Marsit të 2021, Covid-19 i ka marrë jetën të paktën 852 fëmijëve në Brazil, nën moshën 9-vjeçare, duke përfshirë 518 fëmijë nën moshën 1-vjeçare, sipas të dhënave të deklaruara nga Ministria e Shëndetësisë së Brazilit. Sipas Marinhos ka qenë dyfish numri i fëmijëve të cilët kanë vdekur si pasojë e Covid-19. “Mungesa e testimeve tek fëmijët ka bërë që numri i vdekjeve tek fëmijët të rritet”, thotë ajo. 

Sipas llogaritjeve të bëra nga ajo, 2060 fëmijë poshtë moshës 9 vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, përfshirë 1302 foshnje.

Çfarë po ndodh?

Ekspertët thonë që numri i rasteve ka pësuar rritje, vendi i dytë në botë për nga rritja e rasteve,  për shkak të infektimit masiv të fëmijëve.

Sigurisht, sa më shumë raste të kemi, aq më shumë shtrime në spital do të kemi dhe aq më i lartë do të jetë numri i vdekjes tek të gjitha grupet, përfshirë fëmijët. Nëse pandemia do të ishte kontrolluar, ky skenar do të mund të ishte minimizuar”, thotë Renato Kfouri, President i Departamentit Shkencor të Imunitetit të Shoqërisë së Pediatreve të Brazilit. Një numër kaq i lartë infektimesh e ka mbingarkuar sistemin shëndetësor të Brazilit. Përgjatë vendit, pajisjet e oksigjenit janë në mungesë dhe ka shumë mungesa në ilaçet bazike dhe në shumë spitale nuk ka më shtretër të lirë.

Presidenti Brazilian Jair Bolsorano vazhdon ta kundërshtojnë karantinën dhe një variant i ri po po qarkullon në vend, i cili ka bërë të mundur përhapjen  e virusit në një shkallë akoma më të lartë, duke qenë se është më shumë infektues se versionet e tjera. Muajin e kaluar humbën jetën dyfishi i njerëzve tek të gjithë muajt e tjerë dhe ky trend vazhdon të pësojë rritje.

Një faktor tjetër që çon në rritjen e numrit të vdekjeve është dhe mungesa e testimit tek fëmijët. Marinho thotë se tek fëmijët diagnostikimi vjen shumë vonë dhe për këtë arsye ato arrijnë në një gjendje kritike. 

“Ne kemi një problem serioz në gjurmimin e rasteve. Nuk kemi mjaftueshëm teste për popullsinë, e aq më tepër për fëmijët. Kur ka një vonesë në diagnostikim, ka një shtyrje edhe në trajtimin e fëmijëve”, thotë ajo.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e kapaciteteve testuese, por edhe me moskuptimin e simptomave tek fëmijët, duke qenë se sëmundja na paraqitet e ndryshme tek moshat e reja.

“Një fëmijë ka më shumë diarre, dhimbje abdominale dhe dhimbje kraharori sesa korniza klasike e Covid-19. Për shkak të shtyrjes së diagnostikimit, kur fëmijët arrijnë në spital ata janë në gjendje kritike dhe mund që të mos i përballojnë komplikacionet dhe të vdesin”, thotë ajo.

Gjithashtu ka të bëjë edhe me varfërinë dhe me mungesën e aksesit në sistemin shëndetësor.

Sipas një studimi, 5875 paciente të prekur nga Covid-19, nën 20 vjeç ishin të identifikuar dhe nga simptomat shoqëruese, por edhe nga dobësitë social-ekonomike si faktor rreziku për rezultatin më të keq nga Covid-19. 

Marinho bie dakord sa i përket vulnerabilititet socio-ekonomik dhe sipas saj fëmijët me ngjyrë dhe ata që vinë nga familje shumë të varfra kanë vështirësitë më të mëdha sa i përket aksesit në sistemin shëndetësor. Shtëpitë e tyre përbëhen nga shumë anëtare dhe është e pamundur të ruhet distanca sociale edhe nëse njëri nga ata është i infektuar. Këta fëmijë gjithashtu vuajnë edhe nga kequshqyerja, e cila ndikon negativisht sa i përket sistemit imunitar.

“Covid-19 bëri të mundur që shumë vende pune të shkurtoheshin dhe kjo gjë ndikoi në rritjen e varfërisë. Ne shkuam nga 7 milionë, në 21 milionë banorë që janë shumë pranë kufirit të varfërisë. Njerëzit do të vuajnë edhe nga uria. E gjitha kjo ndikon në rritjen e vdekshmërisë”, thotë Marinho.

Sousa shpjegon se studimi i tij identifikon një grup me rrezikshmëri të lartë, të fëmijëve që duhet të kenë prioritet sa i përket vaksinimit. Aktualisht nuk ka vaksina për fëmijët nën moshën 16 vjeçare.

Vizitat e të afërme tek fëmijët të shtruar në spital, kanë qenë të ndaluara që në fillime të pandemisë për shkak të frikës nga infektimi.

Dr. Cinara Carne thotë që kjo ka qenë jashtëzakonisht sfiduese, jo vetëm sepse ata janë një mbështetje e madhe për fëmijët, por edhe sepse ata janë një ndihmë e madhe sa i përket aspektit klinik duke qenë se ata mund ta dallojnë kur fëmija i tyre ndien dhimbje ose kur kanë stres psikologjik, apo kur kanë nevojë për diçka tjetër, përpos mjekimit.

Kjo mungesë e prindërve intensifikon edhe traumat e tyre, kur ata marrin vesh se gjendja e fëmijëve të tyre është përkeqësuar dhe ata nuk kanë qenë aty pranë tyre.

“Dhëmb të shikosh një fëmijë duke vdekur, pa i pasur pranë prindërit”, thotë Dr.Carneiro.

Si përpjekje për të afruar prindërit me fëmijët, stafi i spitalit Albert Sabin mundësoi telefona dhe tableta për të lehtësuar komunikimin me anë të video telefonatave.

Dr. Carneiro thotë që kjo zgjidhje ka ndihmuar shumë. “Ne kemi bërë mbi 100 video telefonata mes familjarëve dhe fëmijëve. Ky lloj kontakti ka ndihmuar në zvogëlimin e stresit”.

Kur duhet të kërkojmë ndihmë?

Kolegji Mbretëror i Pediatërve dhe i Shëndetit të Fëmijëve këshillon prindërit të kërkojnë ndihmë urgjente nëse fëmija i tyre:

  • Bëhet i zbehtë dhe ndihet shumë i ftohtë në momentin kur e prek
  •  Nuk ka frymëmarrje të rregullt
  •  Ka shumë vështirësi në frymëmarrje
  •  Ka ngjyrë blu përreth buzëve
  •  Bëhet shumë i stresuar, konfuz dhe ka shumë nevojë për gjumë
  •  Ka dhimbje testikujsh, sidomos tek adoleshentët

Burimi: BBC

Shqipëroi: tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *