Pse rezultatet e ndeshjeve të futbollit janë gjithnjë e më të parashikueshme?








Një analizë mbi afro 88.000 ndeshje futbolli, të luajtura midis 11 skuadrave në liga të ndryshme evropiane gjatë viteve 1993-2019, zbuloi një rritje të parashikueshmërisë së rezultateve dhe pabarazisë midis skuadrave të ndryshme, si dhe një rënie të avantazhit për skuadrat që luajnë në stadiumin e tyre. Rezultatet e këtij studimi u publikuan në “Royal Society Open Science”.

futbolli

Të pasura dhe të parashikueshme

Një model kompjuterik, u përpoq të parashikonte ekipin fitues të ndeshjeve të ndryshme, bazuar në të dhënat nga ndeshjet e mëparshme, dhe e arriti atë mesatarisht 75 herë nga 100. Përveçse tregoi një rritje të parashikueshmërisë së rezultateve ndër vite, analiza zbuloi gjithashtu edhe një lidhje midis parashikueshmërisë dhe pabarazisë midis skuadrave:me kalimin e kohës, skuadrat më të pasura (ato që mund të blejnë lojtarë më të shtrenjtë në

treg) janë bërë më të parashikueshme në rezultatet që kanë, sesa ato që janë më pak të financuara.

Brenda apo jashtë, nuk ka rëndësi

Të dhënat e këtij studimi, nxorën në pah edhe një rënie të ndikimit të të ashtuquajturit “faktori fushë”, i cili është avantazhi që ka pasur zakonisht skuadra vendase nga mbështetja e tifozëve, si dhe nga rrethanat favorizues nga të mos-udhëtuarit (një praktikë që shpesh i lodh futbollistët).

Për shembull, kombëtarja italiane nga rreth 66 për qind të pikëve të marra në shtëpi në vitin 1993, ra në 58 për qind në vitin 2019. “Rritja e numrit të lojtarëve të huaj, dhe fakti që është më e lehtë të udhëtosh dhe të ndjekësh ekipin tënd të preferuar, janë vetëm disa nga arsyet që e shpjegojnë këtë prirje rënëse”- shkruajnë studiuesit.

Ata nënvizojnë se “skuadrat më të forta (pra ato më të pasura), janë ato që fitojnë zakonisht ndeshjet, pavarësisht se ku luajnë”. Në këtë drejtim, dhe sa i përket në veçanti peshës specifike që ka skuadra vendase për shkak të mundësisë për të gëzuar pasur një mbështetje më të madhe nga tifozët, vlen të theksohet se të dhënat nuk marrin parasysh ligat e luajtura gjatë periudhës së bllokimit për shkak të Covid-19, gjatë të cilës ndeshjet u luajtën për një kohë të gjatë pa shikues në tribuna./ Marrë nga BOTA.al

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.