Pse talebanet triumfuan kaq shpejt në Afganistan

17:21 15/08/2021

Kritika mbi politikat amerikane të 20 viteve

U deshën vetëm pak muaj për të rrëzuar të gjithë atë që ishte ndërtuar në 2 dekada. E gjithë bota po ndjek atë që po ndodh në Afganistan ku talebanët janë drejt triumfit të tyre dhe të gjithë tashmë po pyesin si është e mundur që gjithçka të ndodhë kaq shpejt.

Në një koment të gjatë në “The Guardian” një ish-ushtarak amerikan i angazhuar disa herë në luftëra në terren thotë se me Afganistanin u ndoq një politikë e gabuar që prej fillimit. Sipas Daniel L Davis që nga viti 2002, lufta në Afganistan nuk pati kurrë shanse për të pasur sukses. Pasi objektivat fillestare të Presidentit Bush për shkatërrimin e Al-Kaedës dhe ndëshkimin e talibanëve u përmbushën deri në Mars 2002, misioni u ndryshua në një operacion të krijimit të një kombi të ri që përfshinte objektiva që ishin krejtësisht të paarritshëm nga ana ushtarake.

Presidentët Obama dhe Trump vazhduan në rrugën e ndërtimin e kombit, duke garantuar që lufta nuk do të “fitohej” dhe kështu nuk do të përfundonte kurrë. Iluzioni i suksesit mund të ruhej për aq kohë sa ushtria amerikane dhe ajo e NATO -s mbeti e angazhuar. Tashmë që ato nuk janë më, realiteti doli në pah. Pikëpyetje ngrihen edhe mbi trajnimin e ushtrisë afgane prej 300 mijë personash për të cilën janë shpenzuar miliarda Dollarë.

Në anën tjetër talebanët kanë vetëm 75 mijë ushtarë, pa mbështetje zyrtare, të pastërvitur, pa forcë ajrore, pa teknologji, por po dominojnë. Një tjetër arsye që shohin ekspertët është edhe pushtimi i Irakut pas Afaganistanit duke zhvendosur vëmendjen në 2 fronte.

Probleme shihen edhe me mĂ«nyrĂ«n si funksiononte koalicioni i aleatĂ«ve nĂ« terren. NdĂ«rsa tĂ« gjitha analizat bashkohen nĂ« njĂ« pikĂ« se implementimi i njĂ« kulture tĂ« re shoqĂ«rore dhe politike ishte i pamundur nĂ« njĂ« vend me rrĂ«njĂ« tĂ« thella tradicionale. 

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *