Pse u përplas anija me urën në Baltimore? Ekspertët tregojnë skenarët e aksidentit tragjik

pse u perplas anija me uren ne baltimore ekspertet tregojne skenaret e aksidentit tragjik
pse u perplas anija me uren ne baltimore ekspertet tregojne skenaret e aksidentit tragjik

Tronditëse ka qenë ngjarja e sotme, ku një anije mallrash shembi urën e Baltimorës në SHBA. Sipas drejtorit të Maritime Risk and Safety Consultants Ltd, shpjegimi më i mundshëm për lëvizjen e anijes ishte një dështim mekanik në mjetin lundrues me flamurin e Singaporit, 300 metra të gjatë.

Ai argumenton se mundësia e gabimit njerëzor është më pak e mundshme. “Nuk ka vend për gabimet e një personi sepse disa të tjerë që do të ishin të pranishëm do të bërtisnin ‘diçka po ndodh këtu’”, shtoi eksperti britanik. Sipas tij, “shkaku më i mundshëm i incidentit është ndonjë dëmtim i motorit të anijes apo sistemit të lundrimit”.

Ky version përforcohet nga njoftimi i kompanisë Synergy Marine Group, e cila menaxhon anijen që u përplas me urën, sipas së cilës, siç raporton Sky Neës, mes anëtarëve të ekuipazhit që janë numëruar janë edhe dy “pilotë”.
Guvernatori i Maryland, Wes Moore shpalli gjendje të jashtëzakonshme për të marrë përforcime nga administrata Biden, ndërsa ende nuk dihet se sa është numri i viktimave apo dhe të personave që kanë shpëtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts