Pse u përshkallëzua konflikti i fundit Izrael-Palestinë?

10:54 13/05/2021

Prej 4 ditësh Izraeli dhe Palestina po vijojnë përplasjet e dhunshme, ku bombardimet mes dy vendeve u kanë marrë jetën dhjetëra civilëve. Të mërkurën bombardimet u intensifikuan, pasi avionët e Izraelit hodhën bomba kundër grupeve të armatosura palestineze.

Që nga nisja e sulmeve deri më sot, raportohet se kanë humbur jetën dhjetëra qytetarë, mes tyre dhe fëmijë dhe qindra janë plagosur.

Ushtria izraelite ka bërë me dije se rreth 1500 raketa janë qëlluar nga Gaza drejt vendeve të ndryshme në Izrael, duke vrarë disa persona.

Por përse u përshkallëzua këtë herë konflikti deri në këtë pikë?

Al Jazeera shkruan se zemërimi është rritur për shkak të dëbimit me forcë të familjeve palestineze nga lagja e okupuar e Jeruzalemit Lindor të Sheikh Jarrah, të cilët janë përballur me çështje të shumta gjyqësore të ngritura kundër tyre që nga viti 1972.

Pretendohet se toka në të cilën jetonin familjet ishte fillimisht nën pronësinë e hebrenjve. Por palestinezët e kundërshtojnë këtë dhe e shohin si një zgjatje të politikës së izraelit për të dëbuar popullin e tyre.

Protestat dhe sherret midis palestinezëve dhe izraelitëve janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga fundi i Prillit. Gjykata izraelite në Tetor 2020 vendosi që katër familje palestineze duhet të lirojnë shtëpitë e tyre.

Këto incidente kanë rritur shumë zemërimin e palestinëzve, dhe tashmë dy vendet janë drejt një lufte të plorë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *