PSG-ja dhe Reali mbajnë frymën, ja cila është data kur Mbape do të zyrtarizojë të ardhmen e tij









Kilië Mbape u shpall të shtunën kampion i Francës, por tifozët e PSG-së në vend të ovacioneve i vërshëllyen beniaminët e tyre, sidomos Nejmarin dhe Kilië Mbapenë. Kundrejt brazilianit dihet se ai nuk është më i dëshiruar në Paris, pasi jo vetëm dëmtimet, por edhe shumë sjellje të tij nuk janë profesionale.

MBAPE 1

Ndërkohë, ndaj fenomenit francez pakënaqësia lidhet me dëshirën e tij për t’u larguar apo të paktën për të mos u prononcuar nëse do të qëndrojë apo jo sezonin e ardhshëm.

Dhe pas ngjarjes në fjalë, Mbape me anë të avokatëve të tij ka nënvizuar se vendimin final do ta japë më datë 21 maj me anë të një konference për shtyp. Në këtë datë PSG-ja dhe Reali do të mësojnë se ku do të luajë sezonin tjetër kampioni i botës në fuqi.

Në Paris i janë garantuar 180 milionë euro neto si rrogë për 5 vite, ndërsa në Madrid, Reali këmbëngul për 125 milionë për 5 vite, plus 40 milionë të tjera menjëherë pasi të hedhë firmën.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.