PSG-ja pa frena në merkato, i premton yllit të Junajtid 500 mijë paund në javë me një kusht










Drejtuesit e PSG-së kanë marrë misionin e vështirë për të ndërtuar një skuadër galaktikësh dhe mesa duket po ja dalin më së miri.

pogba

Pas afrimit te Donarumës, Hakimit, Ramos, Uajnaldum e Mesit, objektiv i radhës i parisienëve është Pol Pogba. Ylli I Mançester Junajtid ka dhe një vit kontratë, por çmimi i tij i kripur ka bërë që Leonardo të mendojë një mënyrë të re për të afruar në Paris mesfushorin francez.

Sipas “Daily Mail”, PSG-ja është e gatshme t’i paguajë Pogbas 510 mijë paund në javë në mënyrë që ai të nënshkruajë sezonin tjetër pa pagesë në formën e lojtarit të lirë. Një rrogë e çmendur që do ta bënte Pogban një ndër futbollistet më të paguar në botë përkrah emrave si Mesi e Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *